Kritika ndaj Kurtit / Analisti ‘zbërthen’ qëllimin e opozitës

Politika

Kritika ndaj Kurtit / Analisti ‘zbërthen’ qëllimin e opozitës

Nga: A.SH Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:30
Kuvendi i Kosovës

Sot veq ka nisur procesi i zbatimit të kushteve për vendimin e targave.

Por një shtyrje prej 10 mujave e kanë kërkuar BE dhe SHBA, e që kryesminitrti Kurti nuk për të mos hequr dore nga ky vendim, e ndau në kushte.

Për këtë vendim kritika ka pasur edhe nga opozita e cila ka deklaruar që nuk u përmbush kërkesa e Kuintit, për një shtyrje të re prej 10 muajve, dhe që pretendohej që kjo çështje të zgjidhej me arritjen e një marrëveshje të përgjithshme, Kosovë-Serbi, që sipas nesh dhe SHBA-ve, duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.

Anasliti politik Skënder Mulliqi në një pronocnim për “Bota sot” ka thënë se Qeveria e kosovës sa i përket këtij vendimi nuk gabon, edhe pse ky vendim është i ndarë në etapa nuk paraqet dorëzim, por është afatizim.

“Kemi pasur disa shtyrje apo afatizime lidhur me konvertimin e targave të kohës së Millosheviqit. Ky i fundit është afatizim shkallë -shkallë që e ka vendosur Qeveria. Se a është ky konvertim i bazuar në kërkesën e Amerikës dhe BE-së, mbetet paksa diskutabile, edhe pse nuk është i mënjëhershem.

Opozita këtë vendim të Qeverisë, e konsideron se nuk është i bazuar në kërkesën e miqëve tanë përëndimor dhe Amerikës për 10 muaj. Më duket se Qeveria e Kosovës, edhe pse kanë plotësisht të drejtë për vurje të reciprocitetit, se edhe Kosova është shtet, mendojë se nuk gabon, edhe pse ka marrë vendim për shkallëzim të sanksioneve, që ndahen në tre etapa për gjithë ata që nuk i konvertojnë targat ilegale në ato të RK, ta revidon këtë vendim sipas kërkesës të Amerikës dhe BE-së. Kjo për mua sigurisht edhe për shumicën, nuk paraqet dorëzim, por është afatizim, që nuk duhet të zgjatet më shumë se 10 muaj. Edhe për këtë temë duhet të bashkëpunojmë ngushtë më miqët tanë në botë, më të cilët edhe arritëm deri të liria dhe pavarësia”, thotë ai.

Derisa, për opozitën thotë se duhet të kishte qëndrime parimore ndaj pozitës.

Ai thekson se qëllimi i tyre është i qartë, rrëzimi i qeverisë Kurti.

“Do të ishte krejt në rregull, nëse opozita do të kishte qëndrime parimore ndaj pozitës. Po themi që kësaj radhe opozita ka të drejtë .Por, po të kishte vendosur bie fjala Qeveria që mos të vendos masa të reciprotetit në tre etapa, por ta shtyn afatin për 10 muaj, prapë kjo opozitë do të kishte gjetur qime në vezë, duke dalë më kritika, se Kurti nuk po e mban fjalën. Këto qëndrime dualiste të opozitës për tema të caktuara, i dëmtojnë proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, veqmas prosecin e përmbylljës të dialogut me Serbinë. Nuk po mendohet në opozitarizëm konstruktiv, por më qdo kusht po kërkojnë rrëzimin edhe të Qeverisë Kurti 2. Logjikat e tejkaluara, të cilat u treguan të dëmshme, nuk i duhen Kosovës dhe popullit të saj. Kemi luftën e cila po zhvillohet në Ukrainë dhe krizën për luftë të re në Kosovë dhe rajon, prandaj në këtë fazë të re që po hynë Evropa dhe bota, Kosovës i duhet më shumë së kurrë uniteti politik”, shprehet analisti.

Në fund, ai shton se bashkësia ndërkombëtare presionin më të madh duhet ta bëjë ndaj Serbia edhe cila vazhdimit po tregon se është pro ruse, e jo ndaj Kosovës e cila është pro preëndimore.

“Të kthehemi edhe pak të vendosja e reciprocitetit. Qeveria jonë duhet të marrë parasysh reagimet që ndodhën pas vendimit për target ilegale, të administratës amerikane dhe të disa përsonaliteteteve te BE-së, siq është edhe deklarimi i Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila tha së të gjithë, së do të donim të shihnim zgjatje të masave sa i përket targave të automjeteve. Por, nëse bashkësia ndërkombëtare po kërkon koncesione të tilla nga Kosova, duke u thirrë në stabilitet të rajonit, atëherë do të ishte dashur ti bënte trysni Serbisë, që ajo të pranon formën e Asociacionit konform kushtetutës të Kosovës. Plani i fundit i lançuar franko- gjerman, më duket se shkon më shumë në favor të Serbisë. Stabiliteteti i rajonit nuk rrezikohet nga masat e reciprocitetit me targa. Stabiliteti i Ballkanit dhe Kosovës po rrezikohet nga Serbia e cila nuk i ka hequr pretendimet territoriale me luftë ndaj Kosovës. Prandaj, tek e fundit adresën për trysni faktori ndërkombëtar nëse dëshiron të përkrah proceset demokratike dhe paqen në rajon, e nuk them që jo, duhet bërë presion të fortë politik dhe më masa ekonomike Serbisë pro ruse, e jo Kosovës pro perëndimore”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat