Asociacioni dhe Lista serbe/ Halil Geci shpërthen me akuza ndaj Hashim Thaçit e Isa Mustafës

Politika

Asociacioni dhe Lista serbe/ Halil Geci shpërthen me akuza ndaj Hashim Thaçit e Isa Mustafës

Nga: Nehat Shaqiri Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 15:42
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka folur për Listën serbe, pari kjo e cila merrë para nga shteti i Kosovës.

Geci thotë se, Lista serbe është mbjellur nga PDK-ja dhe LDK-ja.

“Ata që ikun nga parlamenti i Kosovës, dhe nga Beogradi bëjnë apel për bllokada dhe fushat për dhunë janë kopilat e Hashimit, Ramës Isës dhe Vuçiqit. Ata që po e cenojnë sigurinë e vendit dhe po e minojnë çdo përpjekje për stabilizinin e vendit është Lista Serbe të cilën e ka mbjellur Vuçiqi me ndihmen e LDK-së dhe PDK-së, të udhëhequr nga Polari nga Broja dhe ish spiuni i Millosheviqit, Isa Mustafa së bashku me ekipen e tyre të njohur për opinionin”, shprehet Geci.

Geci shpreh akuza të ashpra në drejtim të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për shkak të Listës serbe.

“Ky kancer i mbjellur në parlamentin e Kosovës duke i anashkaluar serbët e Kosovës për ta pruar Vuçiqi listen e zgjedhur të ti, kjo tradhti dhe shumë të tjera më të këqija se kjo, e kanë prapavinë e hershme prej atëherë kur u rekrutua Thaçi si spiun i DGES Francez dhe Isa spiuni dhe bashkëpuntorë i Millosheviqit dhe argat i Rrahman Morinës, ka qenë e ditur se me ardhjen e këtyre spiunëve në krye të shtetit Kosova kurrë nuk ka me ecë vertikal, por herë i gjunjëzuar e herë në këmbë e në duar...!”, potencon ai.

Ai shpreh dëshirë me ditë se si e ndjejnë veten ata që e ndërtuan dhe e përkrahën këtë listë, kur nga Beogradi e kërcënojnë shtetin nga i cili marrin paga dhe kanë ministri dhe vende të falura në parlament.

“Ju që e keni anashkaluar Ahtisarin dhe që e tradhtuat atëdheun duke gënjyar se po bisedohet për punë teknike, dhe thonit se asociacioni është thjeshtë një OJQ, dhe thoshit se zajednica nuk rrezikon asgjë, duke e nënshkruar dy herë tradhtinë dhe duke e ratifikuar në parlament, me votat e të njëjtave tradhtarë..! Ev ev ev juve Rusia së bashku me Amerikën ua.... po tradhtarë ju kishin bërë nënat”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat