Pa fuqi politike, Limaj ëndërron të ‘pamundurën’ – ja pse do i dështoi plani kundër Kurtit!

Politika

Pa fuqi politike, Limaj ëndërron të ‘pamundurën’ – ja pse do i dështoi plani kundër Kurtit!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 2 nëntor 2022 Në ora: 11:46
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ditë më parë bëri një analizë të asaj se çfarë po ndodh në Kosovë nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai e ka cilësuar qeverisjen e Kurtit si të papërgjegjshme, anarkike e mashtruese. Pasi bëri analizën e tij, Limaj ftoi në krijimin e një fronti të përbashkët kundër Qeverisë Kurti II.

Nëpërmjet kësaj konvente politike, ftojmë të gjithë forcat politike, qytetarët të cilët janë të brengosur dhe të shqetësuar me këtë që po ndodh me vendin e tyre, të bashkohemi dhe të krijojmë Front e Përbashkët Demokratik në përballje me këtë grup njerëzish të cilët po e shkatërrojnë çdo gjë që është ndërtuar për vite në Kosovë.”, tha z.Limaj.

Kjo thirrje e Limajt u pasua me kritika dhe reagime të shumta.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, kjo është vetëm një deklaratë boshe e Limajt, pa ndonjë rrezik për kryeministrin Kurti.

Kritikat e Fatmir Limaj ndaj qeverisë së Kurtit nuk janë të autoriteshme jo vetëm para opinionit të gjerë, por edhe para partive opozitare pasi dalin nga NISMA e tij e dobët, e pa farë deputeti në parlamentin e Kosovës, ideja e tij për krijimin e një Fronti të Përbashkët Demokratik kundër qeverisë së Kurtit më shumë e ka kuptimin e një deklarate boshe sesa serioze dhe e rrezikshme për qeverinë e Albin Kurtit”, deklaroi profesori.

Mehazi tha se këtë e vërteton fakti se Kurtin mund ta rrëzojnë votat e partive opozitare që janë në paralment dhe jo partia e Limajt.

Themi kështu për shkak se qeveria e Kurtit mund të rrëzohet vetëm me votat e deputetëve të partive opozitare brenda parlamentit të Kosovës e jo me partinë e Fatmir Limaj që për shkak të mosbesimit të qytetarëve mbeti pa asnjë deputet e jashtë partive parlamentare. Thirrja për krijimin e një fronti demokratik kundër Kurtit vjen nga një parti në modelin e një organizate jopartiake e tregtare, pasi vjen nga një parti jo e denjë e pa farë vlere parlamentare”, theksoi ai.

Krahas kësaj, profesori potencoi se ‘Fronti’ i Limajt nuk ka asnjë peshë, pasi është vetëm për të shprehur mllef xhelozie e zilie ndaj qeverisë.

"Ftesa për një Front të Përbashkët Demokratik do ishte me peshë sikur të propozohej nga partia e parë opozitare PDK-ja apo LDK-ja me shumë deputet e jo nga partia e Limajt me zero deputet.

Fronti i Përbashkët Demokratik i Fatmir Limajt është vetëm për të shprehur mllef xhelozie e zilie ndaj qeverisë për shkak se kryeministri i Kosovës ia ka ndaluar minierat korruptive qeverisese Fatmir Limajt”, përmbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat