Rrahu brutalisht të moshuarën, Tomë Gashi tregon dënimin që mund ta marrë Aulona Pelaj

Politika

Rrahu brutalisht të moshuarën, Tomë Gashi tregon dënimin që mund ta marrë Aulona Pelaj

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 2 nëntor 2022 Në ora: 20:10
Infermierja Aulona Pelaj duke rrahur të moshuarën

Një video e shpërndarë në media, pasditen e ditës së mërkurë ka tronditur vendin e më gjerë. Bëhet fjalë për infermieren Aurora Pelaj, e cila ka rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e pleqve “Orenda”, në Pejë.

Në video, infermierja Pelaj shihet duke e sulmuar me grushte dhe duke e shkelmuar, të moshuarën e cila doli të jetë nëna e dëshmorit, Taulant Nuraj.

Përveç infermieres Pelaj, që sulmonte, infermieret tjera dëgjoheshin duke qeshur dhe duke mos e mbrojtur të moshuarën.

Infermieret tashmë janë arrestuar dhe organet e drejtësisë janë duke u marrë me rastin, ndërsa avokati Tomë Gashi ka folur për “Bota sot”, se çfarë dënimi mund ta marrin ato.

Gashi në një prononcim, ka thënë se ajo çka dihet deri më tani është dhunimi psikik dhe fizik i të moshuarës.

“Deri më tani dihet se në rastin e dhunimit psikik dhe fizik të së moshuarës në një qendër azili në Pejë, janë pamjet trishtuese. Ato pamje trishtuese të rrahjes brutale të nënës së një dëshmori që i solli liri edhe infermieres me emrin Aulona dhe kolegëve të saj që fare nuk reaguan, por në të kundërtën e përkrahën duke qeshur me sjelljet shtazarake të saj si dhe duke e incizuar”, ka deklaruar Gashi.

Ai e ka quajtur rast shumë kompleks, gjersa ka shtuar se është herët të flasim për dënimin e të dyshuarve.

“Kemi të bëjmë me rast shumë kompleks dhe është në duart të Prokurorisë në Pejë, që të gjithë hetimet dihet krejt çka ndodhur, sepse sipas asaj që pamë unë nuk besoj që ky të jetë rast i izoluar i maltretimit fizik dhe psikik të atyre që janë strehuar, sepse jeta i ka sjellë aty. Ndërsa, për dënimin e të dyshuarve është shumë herët të flasim”, ka pohuar Gashi.

Sipas tij, rasti i rrahjes së të moshuarës në Pejë, nuk është i vetëm.

“Unë besoj që kësi raste ka shumë, por ja që ata dinë të heshtin, sepse janë pjesë e atyre institucioneve apo azileve për të moshuar”, ka shtuar Gashi.

Ndryshe, e moshuara e sulmuar është tërhequr nga ajo qendër nga dhëndri i saj, i cili ka treguar se vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe është dërguar atje për kujdes e siguri më shumë.

Ndërsa, pronarët e shtëpisë së pleqve “Orenda”, kishin reaguar menjëherë, duke kërkuar falje dhe duke thënë se vetë kanë kërkuar hetimin e infermierëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat