‘Ditë e rëndë’ për Vuçiqin dhe Ramën/ Profesori nga Amerika tregon prapaskenat – ja si iu dështoi projekti

Politika

‘Ditë e rëndë’ për Vuçiqin dhe Ramën/ Profesori nga Amerika tregon prapaskenat – ja si iu dështoi projekti

A.Morina Nga A.Morina Më 3 nëntor 2022 Në ora: 08:53
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Sot në kryeqendrën gjermane do të mbahen takime në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

Në këtë ngjarje të madhe politike do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mirëpo, në këtë organizim nuk do të marrë pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në kuadër të procesi, liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje për njohjen reciproke të kartave të identitetit, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Fillimin e këtij samiti e ka komentuar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Në një shkrim dërguar “Bota sot”, ai u shpreh se sot në Samitin e “Procesit të Berlinit” do të vdesë “Ballkani i Hapur”, i cili u formua nga Vuçiqi dhe Rama.

“Sot fillon punimet Samiti në kuadër të Procesit të Berlinit ku do t’i bëjë bashkë liderët e shteteve të Ballkanit Përendimor, ku do te jetë e pranishme edhe Kosova si shteti më i ri në rajon.Në Samitin e Procesit të Berlinit do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme për tregun e Përbashkët në rajon.Do të arrihet edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe qarkullimin e mallrave përmes ID kartave. Kurse, të pranishmëve do t’iu drejtohet edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Por nga ana tjetër, poashtu, sot në Samitin në kuadër të Procesit të Berlinit do të vdes “Ballkani i Hapur”, i cili kishte lind vite më parë nga “prindërit” Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama me të vetmin qëllim për të krijuar njëfarë hegjemonizmi serb në Ballkanin Perëndimor. Ishte kjo një nismë e cila që nga fillimi është parashikuar se do të dështojë”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Maxharraj shtoi se Vuçiq dhe Rama janë shumë të dëshpëruar për këtë dështim.

Madje, ai përmendi faktin se Rama u mundua t’i ‘shkel’ liderët e Kosovës, vetëm për shkak se refuzuan “Ballkanin e Hapur”.

Image
Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

“Për vdekjen e “Ballkanit të Hapur” më të dëshpëruarit do të jenë ”vëllezërit Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama të cilët siç po shihet po e ndjejnë vetën shumë të dëshpëruar që iu shkoi kot mundi disa vjeçar.

Bile, Edi Rama ishte shumë këmbëngulës që të ktë sukses ”Ballkani i Hapur”, ai shkoi edhe aq larg sa që për ‘hatër’ të Vuçiqit rreth “Ballkanit të Hapur”, u mundua t’i shkelë liderët e Kosovës të cilët me asnjë kusht nuk pranonin t’i bashkoheshin idesë serbo-ruse të “Ballkanit të Hapur””, nënvizoi ai.

Në fund, profesori hodhi dyshime se çfarë mund të planifikojnë Rama dhe Vuçiq, pas këtij dështimi me projektin e “Ballkanit të Hapur”.

“Më kaq, nga sot pra mori fund idila midis Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit për “Ballkanin e Hapur”.

Një zot e di se pas vdekjes së “Ballkanit të Hapur”, se me çka do të merren më tutje Rama dhe Vuçiq, pasi që janë si vëllezër dhe nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin”, përmbylli Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat