Skenari që mund të nis në çdo moment/ Zbulohen qëllimet e BIA-s dhe GRU-së ruse në veri të Kosovës

Politika

Skenari që mund të nis në çdo moment/ Zbulohen qëllimet e BIA-s dhe GRU-së ruse në veri të Kosovës

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 4 nëntor 2022 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë në rritje e sipër, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se në pjesën veriore të Kosovës ka persona të shërbimet sekret serb i njohur si BIA, dhe atij rus GRU.

“Kemi informata se elemente të BIA-s organizojnë grupet e ekstremistëve edhe GRU-u është aty. Ka edhe ekstremist aty. Qeveria e Serbisë punon për të minuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës qoftë në aspektin diplomatin apo shkelje të ligjit në Kosovë, duke mobilizuar dhe organizuar grupe kriminale”, tha Sveçla.

Image
Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla

E gjatë ditës së djeshme, në veri të Kosovës janë parë edhe persona të uniformuar, ku në rrobat e tyre është i vendosur flamuri rus, ndërsa në njërin krah simboli i një shqiponje që po ashtu është shenjë identifikuese ruse.

Siç kanë raportuar media të ndryshme, numri i këtyre personave që janë futur ilegalisht në Kosovë shkon deri në 300 persona, të cilët kryesisht prejardhjen e kanë nga Rusia dhe Serbia.

Image
Person i uniformuar me simbolin e flamurit rus në veri të Kosovës

Për krejt këto zhvillime në veri të Kosovës, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se kjo pjesë e Kosovës është shndërruar në oazë të krimit të organizuar.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Veriu i Kosovës është oazë e krimit të strukturuar, e cila që nga paslufta ka marrë formën e saj “institucionale” duke penguar në çdo forme autoritetet e sigurisë të gjejnë zbatueshmeri në atë pjesë”, thotë Shala.

Sipas tij, këto struktura kriminale janë duke vepruar me mbështetjen e Serbisë dhe Rusisë.

“Institucionet e Kosovës nga shpallja e pavarësisë deri të shtrirja e autoritetit të saj në pjesën veriore 201, në atë pjesë kanë vepruar strukturat të ndryshme të sigurisë së shtetit të Serbisë dhe të Rusisë, duke mos u penguar asnjëherë nga ata, dhe në këtë aspekt pas 2011 institucionet tona filluan që të formojnë strukturën e saj shtetërore përmes inkuperimit të strukturave paralele në kuadër të PK-së, si dhe filloi zbatimi i veprimeve policore deri në nivelin e komandantëve të stacioneve e asnjëherë deri të niveli rajonal apo më gjerë”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Sipas Shalës, personat e unifromuar janë vërejtur edhe në korrik të vitit 2022, kur Kosova i vendosi reciprocitet për targat Serbisë, çka çoi në rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe serbët lokal bllokuan rrugët në veri të Kosovës.

“Deklarimi që në atë pjesë ka struktura është vërejtur më së miri në korrik të 2022, ku pati persona të maskuar dhe të uniformuar edhe të armatosur që kanë lëvizur pa asnjë problem dhe pengesë në atë pjesë duke penguar dhe sulmuar policin e Kosovës”, deklaron Shala.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për gazetën “Bota sot” ka treguar edhe dy qëllimet kryesore, të cilat sipas tij i kanë pjesëtarët e BIA-s dhe GRU-së në veri të Kosovës.

“BIA dhe GRU kanë dy qëllime, ku e para ka detyrë primare pengimin e institucioneve tona në veri duke shantazhuar, kërcënuar çdo kënd që ndihmon institucionet e Kosovës, ndërsa e dyta ka qëllimin primar veprime të formës së sulmit, sabotimit dhe cenimit të rendit kushtetues duke konfrontuar me institucionet e sigurisë me karakter gjeostrategjik/politik”, thekson Shala, i cili shton se Kosova gjendet përballë një skenari serb që mund të zbatohet nga momenti në moment.

“Kosova duhet të jete vigjilent në orët në vazhdim, sepse tanimë kemi para vetit një skenar që do mund të zbatohet nga momenti në moment, duke bllokuar atë pjesë nga ndikimi pozitiv i nivelit qendror të Kosovës nga këto struktura kriminale institucionale të Beogradit”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat