“NATO urgjent duhet të ndaloj Putinin e Rusisë dhe Vuҫiqin e Serbisë, për të ndalur një gjakderdhje të re në Ballkan”

Politika

“NATO urgjent duhet të ndaloj Putinin e Rusisë dhe Vuҫiqin e Serbisë, për të ndalur një gjakderdhje të re në Ballkan”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 4 nëntor 2022 Në ora: 21:48
Vladimir Putin/ Aleksander Vucic

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim të tij thotë se serbët historikisht shkaktuan tragjedi. Ai thotë se ata shkaktuan tragjedi popujëve jo serbë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

“Në vitin 1995, kur kishim luftën në Bosnjë, për të parën herë dhe më të drejtë shtypi botëror sygjerojë se vetëm bombardimet masive të serbëve hapin dyert e paqes. Të kujtojmë së NATO kishte bombarduar  pozicionet ushtarake serbe në Republika Serpska në Bosnjë. Kishin bombarduar për t’i shpëtuar myslimanët e rrethuar në Sarajevë, Gorazhdë, Bihaq etj. Për të hapur derën e re të paqes në republikat e ish-Jugosllavisë edhe në Kosovë, aleanca ushtarake e NATO-së, për të shpëtuar Kosovën dhe shqiptarët nga gjenocidi, dhe nga të drejtat e tyre elementare njerëzore, kishte bombarduar në vitin 1999, caqet ushtarake serbe në Kosovë, dhe në Serbi”, thotë ai.

Image
Skender Mulliqi

Mulliqi thotë poashtu se, ishte arsyetimi edhe tjetër, sepse Serbia i zhvendosi 1 milionë shqiptarë nga trojet e tyre etnike. Lufta përfundojë, duke e larguar Serbinë okupatore përfundimisht nga toka e Kosovës. Dhe, sikur historia po përsëritet më luftëra, dhe më të njëjtat metoda, më tentim të hapjes të një fronti të ri në Kosovë dhe rajon të Ballkanit.

“Diktatori Putin bëri invazion mbi një shtet sovran, dhe NATO, sigurisht që nuk do të lejon luftë më përmasa të gjera, apo dhe nëse ndodhë do të bombardohet Rusia, sikur Serbia me rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë. BE-ja dhe Amerika, Serbisë duhet bërë presion të madh të pranon pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, kurse Rusinë ta detyron të ndalë luftën e padrejtë, apo të humb luftën në Ukrainë. Ky presion ndaj Serbisë ka filluar të fuqizohet për të ndalur një gjakderdhje të re në Ballkan. Paqja në Evropë dhe botë sigurohet, atëherë kur ndalohen apetitet serbo- ruse për pushtimin e tokave të huaja. NATO, nëse këto dy shtete agresore, nuk ndalohen për të rrezikuar paqen botërore më metoda demokratike, atëherë do të detyrohet që më aksione ushtarake, të ndalon Putinin e Rusisë dhe Vuҫiqin e Serbisë, kur dihet se që të dytë janë terrorista”, thekson ai.

Sipas Mulliqit, është koha që operacionet ushtarake ruse në Ukrainë të ndëshkohen, sikur që duhet treguar gjuhën e forcës Serbisë dhe Vuҫiqit, siҫ iu tregua forca  Millosheviҫit dikur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat