Juristi tregon se çka mund të ndodh nëse serbët largohen nga institucionet e Kosovës?

Politika

Juristi tregon se çka mund të ndodh nëse serbët largohen nga institucionet e Kosovës?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 nëntor 2022 Në ora: 22:55
Lista serbe në Kuvendin e Kosovës

Drejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë të veriu është suspenduar pasi nuk dëgjoi urdhrat e Drejtorisë Qendrore të Policisë së Kosovës.

Gjuriq nuk mundi ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës, vendim ky që parasheh ri regjistrimin e targave të Serbisë në RKS.

Pas këtij vendimi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, paralajmëroj se në vikend do ta prezantoj largimin e tij nga institucionet e vendit.

“Duke pasë parasysh vendimin e fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe antiserb të Prishtinës, me të cilin është suspenduar drejtori i Drejtorisë Rajonale në Veri, z. Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar të paralajmërojë bashkëqytetarët e tij se kanë targa legale KM, vendim që dje u mirëprit nga kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu dhe e përkrahën. Dua të njoftoj opinionin se për të shtunën kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës dhe Metohisë ku do t’u propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga unë personalisht, por edhe nga vetëqeverisja lokale, nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe nga të gjitha autoritetet tjera”, tha Rakiq një deklaratë për mediat.

Por, çka mund të ndodh nëse serbët largohen nga institucionet e Kosovës?

Juristi Blerim Burjani thotë se qëllimet serbe janë strategjike dhe politike.

“Qëllimet serbe janë strategjike që të bëjnë politikë të madhe me pengesa të vogla. Politikë me detaje penguese që të mos arrihet asnjëherë normalizimi i raporteve dhe tëmos shfaqet asnjëherë zgjidhja finale që përmbytë shpresën serbe për rikthim të Kosovës”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se asnjëherë nuk do të ketë zgjidhje finale, por zgjidhje të vogla teknike të parëndësishme.

“Nacionalizmi dhe apetitet terroriste asnjëherë nuk do të ndalen përderisa është kjo Serbi koloniale dhe politikë serbe sllave religjioze. Kisha nuk është shteti, këto shtete mesjetare do të vazhdojnë agresionin ndaj popujve tjerë duke gjetë madje edhe kauzaa të rrejshme dhe të çmendura, prandaj Kosova duhet të flas vetëm për zgjidhje përfundimtare, por jo për zgjidhje parciale dhe tranzitore”, shprehet ai.

Burjani shton se modeli franko-gjermannëse nuk ka zgjidhje përfundimtare dhe njohje nga Serbia nuk duhet që të bisedohet.

“Kjo sepse zgjidhjet kalimtare legjitimojnë palët në të drejta të njëjta dhe reciproke dhe kjo për neve është e papranueshme. Dalja e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës nuk paraqet rëndësi, pasi që, edhe sot është e njëjta. Lista serbe kur do vijnë e kur do shkojnë prej Kuvendit dhe mbledhjeve qeveritare”, potencon Burjani.

Ai thotë se nëse Policia nuk e zbaton vendimin atëherë njësitet tjera policore duhet ta bëjnë këtë.

“Lista serbe dhe Serbia koordinohen për këtë qëllim, për të penguar çdo gjë që Serbinë e largon nga Kosova”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat