“Kosova ta shpallë nongrata dhe urgjentisht ta sanksionojë eurodeputetin francez”

Politika

“Kosova ta shpallë nongrata dhe urgjentisht ta sanksionojë eurodeputetin francez”

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 5 nëntor 2022 Në ora: 08:05
Nicolas Bay

Eurodeputeti francez i ekstremit të djathtë, Nicolas Bay, ditë më parë ka postuar në Tëitter një fotografi nga ura në Mitrovicë, duke zhvilluar një fushatë të tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bay i ka quajtur terroristë ushtarët e UÇK-së, ndërsa serbët heronj.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai në Tëitter.

Në vazhdën e shkrimeve të publikuara, ai kishte njoftuar se kishte vizituar atë për të paralajmëruar rreth “fatit të të krishterëve serbë”.

“Duke u përballur me heshtjen për situatën e Kosovës dhe okupimin e territorit të saj nga terroristët e UÇK-së, doja të shkoja atje për të paralajmëruar për fatin e të krishterëve serbë”, ka shkruar Bay në një postim në Tëitter.

Qarri: Qeveria përfundimisht, këtë ekstremist pro-serb francez ta shpallte non grata dhe të mos i lejohet, më asnjëherë hyrja në Kosovë

Image
Gani Qarri

 

Analisti Gani Qarri në një përgjigje për “Bota sot”, ka deklaruar se deputetin francez Kosova duhet ta shpallë të padëshiruar dhe ta sanksionojë atë, që po shpif ndaj shqiptareve dhe Kosovës.

“Në gjendjen aktuale, para sjelljeve huligane të një të ashtuquajturi eurodeputet, qoftë ai edhe francez, e çfarëdo tjetër, secili shtet në botë, do ta shpallte të padëshirueshëm në vend të vet.

Prandaj njëjtë do të duhej të vepronte edhe Kosova dhe urgjentisht ta sanksionojë eurodeputetin francez, që po shpif ndaj shqiptareve dhe Kosovës, si dhe po bën propagandë në favor të Serbisë, nga vet territori i Kosovës, akt i palejueshëm që përveç shpifjes e urrejtjes së hapur, shkon deri edhe në veprim ekstrem nënçmues kundër vendit dhe popullit tonë të shumëvuajtur!

Kështu që është momenti i fundit, kur Qeveria përfundimisht, këtë ekstremist pro-serb francez ta shpallte non grata dhe të mos i lejohet, më asnjëherë hyrja në Kosovë!”, ka thënë Qarri.

Mehazi: Donika Gërvalla, duhet të bëjë notë të ashpër proteste në të gjitha shtetet e BE-së, jo vetëm kaq

Image
Sulejman Mehazi

 

Profesori Sulejman Mehazi ka thënë se propaganda, e cila po e bën deputeti francez është grek i paguar nga Serbia ose familjarisht rrjedh nga serbët.

“Deputeti francez i parlamentit Evropian, Nicolas Bay, i cili gjatë vizitës në vendet ballkanike është duke bërë një propagandë të pistë kundër Kosovës me ato sintagmat shoviniste të njohura proserbe, se, "Kosova është Serbi" se UÇK-ja ka qenë terroriste etj., etj., simbolika e gjithë kësaj propagande të këtij deputeti francez evropian është se, ai, sipas emrit Nikolas ose është grek i paguar nga Serbia ose familjarisht rrjedh nga serbët, ose kjo ide deklaruese kundër Kosovës ka dalur nga armiqtë e Kosovës brenda parlamentit të Evropës me qëllime urrejtëse ndaj Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, ai duhet të shpallet nongrata dhe ministrja e Punëve të Jashtme duhet të bëjë notë të ashpër proteste në të gjitha shtetet e BE-së.

“Deputeti pro-serb francez shovinist i BE-së, jo që duhet të shpallet non grata për të mos hyrë në Kosovë, por Shefja e Diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, duhet të bëjë notë të ashpër proteste në të gjitha shtetet e BE-së, jo vetëm kaq, por të protestojnë edhe të gjitha ambasadat e Kosovës ane mbanë botës”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat