“72 orët e ardhshme vendimtare”/ Eksperti i sigurisë zbulon skenarin e Serbisë: Ja nga kush vjen rreziku!

Politika

“72 orët e ardhshme vendimtare”/ Eksperti i sigurisë zbulon skenarin e Serbisë: Ja nga kush vjen rreziku!

A.Morina Nga A.Morina Më 5 nëntor 2022 Në ora: 18:16
Policia e Kosovës në veri

Sot, Lista Serbe e cila konsiderohet tash e sa kohë si ‘dorë e zgjatur’ e Serbisë ka vendosur t’’i bojkotjë institucionet e Kosovës, duke u larguar nga të gjitha postet.

Ky vendim i kësaj partie politike, erdhi si rezultat i vendimi të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe.

Kësisoj, situata në veri të vendit vazhdon të jetë e ndjeshme, duke marrë parasysh se provokimet nga serbët vazhdojnë të jenë prezente.

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai tha se me largimin e Listës Serbe, Serbia është në fazën e jetësimit të skenarit që “serbët në Kosovë janë të rrezikuar”.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Rreziku që vjen nga largimi i orekestruar nga ana e Listes Serbe nga niveli qendror dhe ai lokal është në fazën e skenarit të Serbisë për të jetësuar që serbët në Kosovë janë të rrezikuar.

Pra çdo gjë varet nga një element që po determinon procesin i cili është vendimi për targa për të mos zgjedhur statusin final në mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Sipas Shalës, 72 orët e ardhshme janë shumë vendimtare, ku LS me Beogradin dëshirojnë ta ‘vulosin’ narracionin e tyre politik në Kosovë.

“Çdo veprim i 72 orëve në të cilën po hyjmë do të determinon një proces afat gjatë kundër interesave të Kosovës.

Lista Serbe është instrument politik i Beogradit për interesat e tyre duke përpiqur që siguria është fundamental për jetesën e tyre në Kosovë dhe që vjen si rezultat i "presionit nga Prishtina", pra ky është naracioni politik i tyre në Kosovë”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat