Profesori universitar: Me këto veprime të Qeverisë Kurti, Serbia do të kuptoj vetë gabimet

Politika

Profesori universitar: Me këto veprime të Qeverisë Kurti, Serbia do të kuptoj vetë gabimet

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 5 nëntor 2022 Në ora: 22:51
Policët serbë hoqën uniformat e tyre në Zveçan, Kosovë, të shtunën, 5 nëntor 2022.

Lista serbe në Kosovë ka marr vendim të bojkotoj të gjitha institucionet e Kosovës në shenjë revolte lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Lidhur me këtë vendim të serbëve, ka komentuar njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani. Ai i pyetur nga ‘Bota sot’ se si duhet vepruar në këtë rast institucionet e Kosovës, thotë se nuk duhet reaguar fare, të ushtroj detyrat e saj dhe të mbajë rendin.

Image
Blerim Burjani

“Nuk ka nevojë të reagoj fare, atje duhet të vazhdoj të kyejnë detyrat elementare, policia publike e Kosovës duhet të ushtrojë detyrat normale të mbajë rendin, trafikun urban dhe sigurinë”, thekson profesor Burjani.

Ai thotë se vetë serbët pas një kohe do të kuptojnë gabimet e tyre.

“Pra nuk ka nevojë për asgjë tjetër, duhet të jenë të qetë dhe pa reagim fare, serbët pas një kohe me të gjatë do të kuptojnë se e kanë pas gabim”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat