Ish-ambasadori holandez tregon planin e Vuçiqit dhe rusëve për Kosovën – paralajmëron dështimin e tij

Politika

Ish-ambasadori holandez tregon planin e Vuçiqit dhe rusëve për Kosovën – paralajmëron dështimin e tij

A.Morina Nga A.Morina Më 6 nëntor 2022 Në ora: 08:00
Lista Serbe

Dje, Lista Serbe e cila konsiderohet tash e sa kohë si ‘dorë e zgjatur’ e Serbisë ka marrë vendim t’’i bojkotjë institucionet e Kosovës, duke u larguar nga të gjitha postet.

Ky vendim, erdhi si rezultat i vendimi të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe.

Kësisoj, situata në veri të vendit vazhdon të jetë e ndjeshme, duke marrë parasysh se provokimet nga serbët vazhdojnë të jenë prezente.

Për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Image
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

 

Mirëpo, fillimisht, ai tregoi një lajm të mirë, ku zbuloi se Holanda do ta mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovë dhe do ta kundërshtojë propozimin francez.

“U largova me një lajm të mirë Holanda do të mbështesë liberalizimin e vizave dhe kundër propozimit francez dhe mbështet anëtarësimin në CoE”, deklaroi ish-ambsadori.

Kurse, sa i përket largimit të Listës Serbe, tha se ky subjekt është instrument i Vuçiqit, derisa tha se presidenti serb po i ndihmon miqtë e tij rusë që të përhapin tealshe në Evropë.

“Përderisa SL nuk është në organizim të pavarur është instrument në duart e Vuçiqit. Ai dëshiron telashe si për të ndihmuar miqtë e tij rusë që duan telashe kudo dhe për t'i dhënë Evropës idenë se Kosova do të thotë vetëm telashe dhe kaq mbështetje të lirë. Megjithatë, ai nuk do të ketë sukses”, përfundoi Robert Bosch për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat