Veriu nën tension/ Studiuesi i sigurisë: Pushtetet e kaluara i shërbyen Serbisë- Kështu duhet të veprojë tash Qeveria Kurti!

Politika

Veriu nën tension/ Studiuesi i sigurisë: Pushtetet e kaluara i shërbyen Serbisë- Kështu duhet të veprojë tash Qeveria Kurti!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 6 nëntor 2022 Në ora: 18:29
Albin Kurti

Dita e djeshme ka qenë mjaft e tensionuar pasi Lista Serbe, njoftoi se ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të asaj që e cilësuan moszbatim i marrëveshjeve të Brukselit nga autoritetet në Prishtinë.

Vendimi i serbëve të Kosovës për t’u larguar nga institucionet pasoi mospajtimin e tyre me fillimin e zbatimit të vendimit të qeverisë qendrore për targat e makinave.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, qeveria dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ndërsa, sot në Mitrovicën e veriut u mbajt një protestë e organizuar nën organizimin e Listës serbe. Retorika ishte e njëjtë, kundër shtetit të Kosovës dhe veprimeve institucionale të Qeverisë.

Për studiuesin e sigurisë, Armend Halimi, këtë gjendje të tanishme në veri të vendit e kanë sjellë ata që e kanë toleruar çdo vendim të Serbisë duke edhe iu shërbyer disa prej tyre.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se veriu i vendit është i sfiduar vazhdimisht, prej se e kanë toleruar këtë gjendje faktori vendimmarrës vendor dhe ai ndërkombëtar.

Image
Armend Halimi

Andaj, nëse ja shtojmë edhe faktin se personat serb të angazhuar në institucione tona realisht kanë qenë paralelisht edhe në shërbim të shtetit serb, nuk e bën gjendjen në atë pjesë më të dramatizuar, ngase në cilën do rrethanë i kanë shërbyer Serbisë”, u shpreh ai.

Sipas Halimit, protestën janë duke e bërë grupe apo persona që nuk pajtohen me politikën, por jo qytetarë serbë që janë lodhur nga shantazhi i Serbisë.

E mira është që flasim për persona, eventualisht grupe kriminale që jo se ju dhemb aspekti politik, por interesi kriminal, por se është në interes edhe qasja e Serbisë, ngase iu krijon lehtësira për operim kriminal të papenguar, në anën tjetër këta persona apo grupe si kompensim ndaj shtetit serb, mund të kryejnë edhe sulme sporadike, por asesi nuk flasim për qytetarë serb, të cilët janë të lodhur nga shantazhi i Serbisë dhe njerëzëve të saj”, shpjegon tutje Halimi.

Ndër të tjera si shtoi se Republika e Kosovës duhet të punoj ngushtë me qytetarët serb të asaj pjese, në dalje në ndihmë ndaj tyre për mbrojtje nga Serbia.

Kështu që, në këtë gjendje të re të krijuar, Republika e Kosovës duhet të punoj ngushtë me qytetarët serb të asaj pjese, në dalje në ndihmë ndaj tyre për mbrojtje nga Serbia”, përfundoi studiuesi i sigurisë, Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat