Skenari më i ri serbomadh për destabilizim të Kosovës me struktura kriminale serbe, nuk duhet të lejohet!

Politika

Skenari më i ri serbomadh për destabilizim të Kosovës me struktura kriminale serbe, nuk duhet të lejohet!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 6 nëntor 2022 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Lista Serbe ka marr dje vendim për t'u tërhequr nga institucionet e Kosovës.

Këtë vendim e ka komentuar edhe njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Ai thotë se, largimi i Listës Serbe nga instituconet e Kosovës, edhe pse është bërë me prapavijë të rrezikshme, sigurisht se i ka gëzuar shqiptarët.

“Kjo listë është e ndikuar nga Beogradi zyrtar edhe pse ka vepruar në institucione të Kosovës. Lideri i saj Rakiq nuk është asgjë më shumë, veq një kriminel i strukturave paralele serbe në veri. Ai dhe krimineli Radojqiq me shokët e tyre, e kanë vendin prapa grilave se gjatë shkaktuan incidente destabilizuese në këtë pjesë të vendit”, thekson ai.

Sipas Mulliqit, largimi i tashëm erdhi pas paralajmërimeve të shumta se nuk do të ketë ndarje mbi baza etnike të Kosovës. Rakiq e përmendi Asociacionin dhe targat si dy kushte, që e para të realizohet sipas nënshkrimeve të Thaҫit dhe Mustafës të vitit 2013 dhe të vitit 2015, si të papranueshme për Kosovën dhe siҫ e tha këtë gjë edhe Eskobar disa herë, dhe mos të lejohet implementimi i marrëveshjes së reciprocitetit për targat, që e ka nënshkruar edhe vet Vuҫiq në 2015.

“Ky largim po ndodhë se po afrohet faza finale e bisedimeve me Serbinë. Dhe, paralajmërimet se Asocioacioni duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës, ka bërë që Rakiq, me largim të bën trysni së bashku me Vuҫiqin, tek ndërkombëtarët që kjo të pengohet. Kërcënimet me lufte për të ndarë veriun e Mitrovicës, nga jugu kanë qenë dhe kanë mbetur synime të politikës ekspansionite serbe. Sigursht se pas largimit të Listës do të shtohen masat e sigurisë në veri nga ana e KFOR-it dhe nga organet tona të shtetit”, vlerëson Mulliqi.

Ai thotë më tutje se, skenari më i ri serbomadh për destabilizim të Kosovës me struktura kriminale serbe, nuk duhet të lejohet.

Kosova është e pandashme. Nuk guxojmë t’u nënshtrohemi provokimeve të tilla, se serbët në veri dhe as Serbia, nuk kanë mundësinë me i realizua planet e tyre pushtuese, siҫ i kanë realizuar dikur. Këtë gjë nuk do të lejojnë shqiptarët, Amerika, BE-ja dhe NATO”, tha analisti Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat