Tensionet në veri/ Eksperti i sigurisë tregon kush e ka në dorë situatën dhe si të veprohet

Politika

Tensionet në veri/ Eksperti i sigurisë tregon kush e ka në dorë situatën dhe si të veprohet

Nga: A.SH Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 16:09
Në protesta janë parë mbishkrime të ndryshme.

Veriu i Mitrovicës është ende nën tesnione nga serbët të dirigjuar nga Beogradi.

Të dielën që kaloi serbët në veri të Mitrovicës, mbajtën një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Nga ky vendim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas shumë presioneve nuk u tërhoq plotësisht por që vendosi që ai vendim të zbatohet me kushte, e këtë nuk e pranuan Lista Serbe dhe serbët atje.

Madje, dhanë dorëheqje deputetë, policë e prokurorë serbë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se, politika tash e ka në dorë atë pjesë, duke u harmonizuar për të mos i dalë situata nga kontrolli.

Image
Drizan Shala

 

Sipas Shalës, nëse në këtë rast dështon Policia e Kosovës, atëhere kemi një fuqizim të 1244 në atë pjesë.

“Skenari është në dorën e politikës me të cilën duhet qeveria e Kosovës të menaxhojë duke rikthy mendjen në veprim dhe harmonizim dhe situata mos t’i dal nga kontrolla.

Një dështim i Policisë së Kosovës në veri dhe shkuarja e Eulex e KFOR defakto kemi një fuqizim të 1244 në atë pjesë.

Por në rast që di ta menaxhojë politika shqiptare situatën atëherë këto veprime tjera janë teknike procedurale por pa efekt të gjerë”, deklaron njohësi i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat