“Serbia e Rusia me skenarë monstruozë ndaj Kosovës, por do të gjunjëzohen”

Politika

“Serbia e Rusia me skenarë monstruozë ndaj Kosovës, por do të gjunjëzohen”

Nga: A.SH Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 16:43
Protesta në veri

 Analsiti politik, Skënder Mulliqi ka komentuar situatën e fundit që po ndodhë në veri dhe në përgjegjësi në politikën e vendit tonë.

Ai veprimet e serbëve të dirigjuar nga Beogradi i sheh të qëllimshme për të pamundësuar funksionimin e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia po duan ta fusin nën ombrellën e vet Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën.

“Serbia nuk po lirohet nga logjika dhe nga ideologjitë e vjetra pushtuese ndaj Kosovës. Shumë herë deri më sot Serbia na kërcënoi me luftë. Këto konstruksione antishqiptare i kanë fuqizuar me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Gjithçka po bëjnë që mos të lejohet që Kosova të funksionon si shtet. Po punojnë që Kosovën ta fusin nën ombrellën serbo- ruse në rajon, siç po dëshirojnë edhe Malin e Zi dhe Bosnjën. Rusia dhe Serbia po mundohen të eliminojnë shtetësinë e Kosovës, duke i instrumentalizuar serbët për qëllimet e Vuçiqit dhe të Putinit. Këto skenare monstruoze ndaj rajonit të Ballkanit, nuk do të lejohen të realizohen nga NATO, e cila është në gjendje gatishmërie”, thotë ai.

Mulliqi shprehet se plani për t’i marrë atribute Kosovës, në çfarëdo mënyre nuk do të arrihet.

Ndërkohë, ai potencon se Kosova është projekt ndërkombëtar, e po ashtu është investim me gjak të shqiptarëve andaj nuk do të lejohet të nëpërkëmbet më.

“Plani për t’ia marrë atributet e shtetësisë të Kosovës, përmes Asociacionit me kompetenca ekzekutive, siç po e kërkojnë Vuçiq dhe Rakiq i Listës Serbe, nuk do të arrihen. Kosova është edhe projekt ndërkombëtar dhe këtë gjë e dinë mirë edhe shovinisti Vuçiq. Ky investim kapital ndërkombëtar dhe investim me gjak të shqiptarëve në luftën e fundit çlirimtare, nuk do të lejohen lehtë të nëpërkëmbën nga Serbia. Çizma ruso- serbe, nuk do të shkelë kurrë më tokat e shqiptarëve. Jurishnikët serb do të ndalen edhe me forcë nëse është nevoja. Flamuri i Serbisë të Madhe, nuk do të ngritet kurrë në tokën e larë me gjak, të shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Jemi gjallë, dhe do të shohim se si Serbia do të gjunjëzohet edhe kësaj radhe më keq, se në vitin 1999. Është koha që ky shtet të lirohet nga mitomania dhe rrenat, për ‘tokën e shenjtë serbe”. Do të përfundojnë iluzionet për Serbosllavi, do të përfundojnë iluzionet, “të gjithë serbët në një shtet”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat