Tomë Gashi tregon “goditjen” që Serbia mori nga Kosova – ky është paralajmërimi për ish policët serbë të dorëhequr!

Politika

Tomë Gashi tregon “goditjen” që Serbia mori nga Kosova – ky është paralajmërimi për ish policët serbë të dorëhequr!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 10 nëntor 2022 Në ora: 08:32
Avokati Tomë Gashi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar përsëri qeveritë e kaluara për situatën në veri të vendit.

Haxhiu ka thënë se qeveritë e kaluara e kanë mësuar Serbinë duke i thënë ‘po’ për gjithçka dhe se tani Qeveria Kurti ka kthyer Kosovën në dialog me Serbinë në pozicion më të dinjitetshëm.

Ajo pati edhe një porosi për gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr.

“Personat të cilët dorëhiqen nuk mund të kthehen sërish në sistem. Pasi është goditje për sistemin e drejtësisë, për Kosovën që një prokuror apo gjyqtar të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që i bëhen nga Vuçiqi”, është shprehur ministrja Haxhiu.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se ky vendim i qeverisë është padyshim një goditje për Serbinë pasi nuk do të kemi prokurorë dhe gjyqtarë që marrin nga dy rroga.

“Sigurisht që është goditje për Serbinë sepse nuk do të ketë gjyqëtar e prokuror që kanë marrë nga dy rroga, një nga Serbia një nga Kosova. Dhe dihet që ata kanë punuar për ata që të parët i kanë paguar”, u shpreh avokati.

Gashi më tej përmend dekorimet që Vuçiq ka bërë për dy ish shefat e Policsë së Kosovës në tentim të dëmtimit të sistemit të sigurisë.

“Tash për policë serbë se di si është pune e tyre ama ish ministri i Milosheviqit, presidenti i Serbisë i dekorojë me medalje për merita dy ish shefa të Policisë së Kosovës në tentim të dëmtimit të sistemit të sigurisë në Kosovë”, thotë Gashi.

Në fund, ai cek që as këta prokurorë e as ish gjyqtarët nuk duhet të kthehen më në sistemin e Republikës tonë.

“As këta ish prokuror, e ish gjyqtar dhe ish Policë serbë që dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës nuk duhet të lejohen që të kthehen në sistem të Republikës tonë. Garant ju mjaftojnë pensionet e Serbisë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat