E kritikoi Kurtin, Abdixhikut i vjen një reagim i ashpër – i përmendet një tradhti nga e kaluara!

Politika

E kritikoi Kurtin, Abdixhikut i vjen një reagim i ashpër – i përmendet një tradhti nga e kaluara!

Nga: A.M Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 09:56
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sërish për zhvillimet e fundit në veri dhe mos shtyrjen e afatit për targa.

Krahas kësaj, Abdixhiku ka vlerësuar se ta lësh Kosovën pa aleatë është tradhti, ndërsa kërkesa për ecje me SHBA është akt patriotik.

“Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë. Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti. Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”, ka thënë tutje, Abdixhiku.

E këtë deklarataë të kreut të LDK-së për “Bota sot” e ka komentuar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Fillimisht, Maxharraj kritikoi qasjen e përgjithshme të partive opozitare ndaj qeverisë Kurti dhe vendimit të tij për targat ilegale serbe.

Image
Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

“Kukuvajkat e opozitës e kanë humbur rrugën e tyre n’obrrë të vetë. Hiç s’po dijnë me u gjendë në opozitë sepse janë mësuar me zhvatë shtetin duke e vjedhë e plaçkitë derisa populli nuk i gjuajti në opozitë e cila për ta po duket me i zi se sa ferri.

Janë bërë si bishat e egra veç po ulërojnë e vajtojnë. Në luftën e tyre për pushtet rreshtohen si në kor duke e kritikuar qeverinë Kurti II, duke mos e thënë asnjë fjalë për rrezikun permanent nga ana e Serbisë e cila e ka futurë Kosovën në rrethim të hekurt që për këtë e fajësojnë qeverinë Kurti për targat. Por, qëllimi i Serbisë nuk janë targat ato janë vetëm si pretekst por Serbia ka për qëllim diçka me të madhe për te cilën e dijnë edhe kukavajkat në opozitë por heshtin, sepse shumica prej tyre veç janë pajtuar që moti me kërkesat e Serbisë”, vlerësoi ai.

Krahas kësaj, Maxharrajt kritikoi deklaratën e Abdixhikut se” Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti”.

Ai ia rikujtoi kreut të LDK-së se paraardhësi i tij, Isa Mustafa e tradhtoi vendin dhe e copëtoi atë me faljen e Çakorrit.

“Kësaj radhe po e dallojmë vetëm kukavajkën e LDK-së, Lumir Abdixhikun i cili doli me sihariqin e tij:

Ta lësh Kosovën pa aleat është tradhti”.

Për atë që i ka dy fije mend në tru kjo është një shpifje e kulluar, sepse nuk mund të quhet tradhti ajo qeveri, ai kryeministër i cili punon për vendin e vetë, I cili i zbaton ligjet e vendit të vetë, i cili kërkon mbrojtjen e sovranitetit të vendit të vet të cilat janë edhe parimet kryesore të demokracisë amerikane.

Kryetari i LDK sikur ka harruar se tradhtar është ai që e tradhton vendin e vetë. Tradhtar është ai i cili e copëton vendin e vetë siç ndodhi me Çakorrin ku mori pjesë komplet edhe partia e tij në krye me Isa Mustafën për çka Abdixhiku nuk guxon as ta përmend”, theksoi profesori.

Më tej, shtoi se tradhtarë janë atë të cilët bënë pazare për ndarje të Kosovës.

“Tradhtar është ai i cili sjellë marrëveshje të dëmshme për vendin e vetë siç veproi ish-kryetari dhe ish-krymenistri Isa Mustafa duke e nënshkruar Asociacionin një etnik, për te cilin Vuçiqi dhe kriminelt rreth tij Radojçiq dhe Rakiq po e bëjnë rrëmujë deri në kërcënim veriun e Kosovës, e jo për targat që janë vetëm si pretekst. Por, këtë marrëveshje tradhtie Abdixhiku as që guxon ta përmed e le më ta thotë ndonjë fjalë. Tradhtarë janë edhe ata të cilët tentuan ta qesin Kosovën në pazare për ndarje dhe ndrrim territoresh pa e pyetur askënd”, potencoi Maxharraj,

Në fund, profesori tha se mjerë Kosova për liderët opozitarë, që nuk e mbrojnë dhe nuk i dalin në ndihmë Kosovë.

“Por, a ka gjë më të dëmshme se të urresh qeverinë dhe kryeministrin e vendit tënd, ta atakosh si tradhtar sepse ai po e mbron vendin e vetë, ligjet dhe Kushtetutën e vendit të vetë, kurse për këtë më shumë e sulmon qeverinë se sa Serbinë e cila i ka drejtuar të gjitha arsenalet ushtarake nga Kosova që ishte dhe është synim për shkatërrimin dhe zhdukjen e shqiptarëve nga e cila nuk ka hequr dorë.

Mjerë për Kosovën për kukavajkat siç janë Ramushi, Lumiri dhe Memli, për këta mjerana që si dalin në ndihmë vendit të vetë kur është në nevojë”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat