“Ramushi i iku nga takimi Kurtit”, i reagon profesori: Je i pari që ki nevojë për ligjerata

Politika

“Ramushi i iku nga takimi Kurtit”, i reagon profesori: Je i pari që ki nevojë për ligjerata

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 10 nëntor 2022 Në ora: 15:21
Foto ilustrim- Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj në një prononcim dërguar për “Bota sot’ ka komentuar takimin e Kryeministrit Albin Kurti me partitë opozitare.

Maxharraj thotë se Kryeministri Albin Kurti mbajti një takim me liderët e partive opozitare për të diskutuar për situatën e krijuar në veriun e Kosovës si pasojë e largimit të serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës, sipas një skenari të përgatitur nga Beogradi.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Ky eskalim artificial i situatës nuk është i pari. Këso situatash jemi mësuar t’i shohim për dy dekada.

“Krijimi i kësaj situate artificiale e cila përfundoi më largimin e serbëve nga të gjitha institucionet, fare nuk ka lidhje me targat. Ato janë vetëm një pretekst që e kanë burimin shumë më herët, e që lidhet më krijimin e Asociacionit sipas modelit Thaçi-Mustafa, që e dëmton Kosovën, e që doli të jetë antikushtetues duke e krijuar një shtet brenda shtetit të Kosovës, por edhe si rezultat i planit franko-gjerman për një marrëveshje përfundimtare të cilën Serbia e kundërshtoi plotësisht”, vlerëson ai.

Sipas Maxharrajt, këto janë dy arsyet që vërtetë Vuçiq i ngriti tensionet në veriun e Kosovës përmes bandave kriminele në veri të cilat i përdor si vegla pune sa herë që e ka punën pisk.

“Mu për këtë arsye kryeministri Albin Kurti i ftoi në takim liderët e opozitës për një bisedë me ta duke e vërejtur se opozita po sillet shumë komode në këtë situatë të brishtë në Kosovë e cila është nën rrethim të hekurt nga Serbia. Opozita, sikur nuk është e interesuar aq shumë për situatën në veri e cila me shumë e fajëson qeverinë Kurti se sa Serbinë, e cila qëllim kryesor e ka luftën për pushtet se sa si të mbrohet shteti nga një agresion i mundshëm nga Serbia”, tha Maxharraj.

Siҫ vlerëson profesori, është mirë që pozita dhe opozita u takuan, pas shumë dështimeve dhe bojkoteve nga opozita që të takohen, sepse vetëm të unifikuar, të bashkuar mund të arrihen shumë gjëra.

“Kanë biseduar për situatën në veri, por si gjithherë, Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së, i cili njihet si kritikuesi i “pashpirt” për "kurgjë hiq” i Albin Kurtit, edhe kësaj here e lëshoi demostrativisht takimin, duke theksuar se: Albin Kurti po na mban ligjerata. Por është e vërtetë se edhe nëse Kurti ju ka mbajtë ligjërata, i pari është Harajdinaj që ka më së shumti nevojë për to, duke e ditur nivelin e tij të diturisë. Por nuk është hera e parë që Ramushi “kërcën përpjetë” kur diçka nuk i pëlqen. Ka shumë raste si ne Parlament, por mbahet mend ai takimi me Murat Mehën rreth demarkacionit me Malin e Zi, i cili ia përplasi fytyrës hartat dhe iku nga takimi, i cili edhe pas tri viteve të refuzimit të demarkacionit, kur ia ofruan “karrotën” e kryministrit, prap u ngul në hartat e Murat Mehes e Çakorri na humbi sot e kësaj dite”, theksoi ai.

Tutje Maxharraj thotë se, Albin Kurti nuk po mban ligjerta, por ai po përpiqet të ruajë sovranitetin e vendit, po lufton për marrëveshjet e liga të nënshkruara nga kolegët pushtetarë të Ramushit, nga Thaçi dhe Mustafa, qe e prekin subjektivitetin e shtetit. Ai vlerëson se, opozita ka nevojë për ligjeratë që në këtë situatë të ligë për Kosovën të kthejë kokën kah qeveria e Kurtit, e jo kah Vuҫiqi.

“Ligjeratat janë të sukseshme për atë i cili i mirëpret e i mirëkupton. Këtë më së miri e tregon fakti kur Albin Kurti ishte takuar me presidentin e Francës,  Macron deklaroi haptas para krejt botës kur tha se, nga “Albin Kurti mësova shumë gjëra nga historia e Francës, të cilat unë si president nuk i kam ditë”. E admiroj, e falënderoj shumë Kurtin për diapazonin e gjerë të dijes, për mësimet që m'i dha për historinë e Francës”, përfundon Maxharraj për ‘Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat