Një urdhër i kriminelëve ndezë shkëndiat në veri/ Eksperti kërkon themelimin e një Force Speciale Policore Ushtarake nga Kosova

Politika

Një urdhër i kriminelëve ndezë shkëndiat në veri/ Eksperti kërkon themelimin e një Force Speciale Policore Ushtarake nga Kosova

Nga: Nehat Shaqiri Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 22:47
Ushtria e Kosovës

Tashmë disa ditë, situata në veri është mjaftë e tensionuar.

Lista Serbe kishte urdhëruar të gjithë serbët që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Serbët kudo që ishin duke punuar tashmë kanë liruar vendin e tyre të punës, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i dekoroi ata.

Situata në veri, edhe pse në shikim të parë duket e qetë, por një urdhër nga kriminelët serbë atje mund të ndezë shkëndiat.

Për gjendjen në veri, dhe se çfarë duhet të bëj Kosova, flet eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Shala thotë se Kosova duhet të themelojë një Forcë Speciale Policore Ushtarake, derisa shton se FSK-ja nuk është e nevojshme njëherë të lëvizë jashtë kazermave të saj.

“FSK-ja në këtë fazë nuk është e nevojshme të lëvizin jashtë kazermave të saja. Sepse është e rregulluar kjo çështje në mes qeverisë dhe KFOR-it, në një marrvëshje paraprake. Por, Kosova duhet të mendojë që në periudhën më afatgjate të themelojë një Forcë Speciale Policore Ushtarake (xhandermëri)”, shprehet Shala.

Image
Drizan Shala

Ai thekson se kjo Forcë Speciale Policore Ushtarake, mund të ndihmojë në të ardhmen për një mbulushemëri më të mirë, e cila ka hapësirë dhe qasje në aseset Ushtarake të Ushtrisë së Kosovës.

“Në rast se cenohet siguria nacionale dhe vihet në rrezik edhe konfrontimi ushtarak më ushtrinë serbe, apo ndonjë strukturë paraushtarake atëherë duhet të vihet në lëvizje forca e aparaturës shtetrore të Kosovës”, thekson Shala.

Eksperti tutje shprehet se, Kosova duhet karshi zhvillimit dhe krijimit të institucioneve në sektorin e sigurisë të fokusohet në ngritjen e një komponente të veçantë policore ushtarake që ndërlidhet me observimin e hapësirës ajrore përmes modeleve (dronëve) të dëshmuara në fushëbetejat ushtarake.

“Ministria e mbrojtjes duhet që me urgjencë ta ndryshojë strategjinë e sigurisë kombëtare të Kosovës, e cila nuk përkon me rreziqet dhe kërcënimet aktuale të një lufte speciale hibrite  me të cilën po ballafaqohet Kosova tani, por edhe në të ardhmen me një konsistencë sistematike shtetrore të Serbisë kunder sigurisë nacionale të Kosovës me elemente politike-ekonomike”, përfundon Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat