Çfarë fshihet pas mega-aferës së Portit të Durrësit? Si u bë Rama peng i Vuçiqit kundër interesave të Kosovës

Politika

Çfarë fshihet pas mega-aferës së Portit të Durrësit? Si u bë Rama peng i Vuçiqit kundër interesave të Kosovës

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 12 nëntor 2022 Në ora: 08:16
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Për një lidhje të ngushtë miqësore që po vazhdojnë ta kenë kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiq, tash e një kohë jemi në dijeni.

Mirëpo, si duket marrëveshjet e tyre të fshehta janë pjesë e kësaj “miqësisë”.

Së fundi, ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në fjalën e tij në Kuvend ditë më parë, ka komentuar marrëveshjen e Portit të Durrësit, e cila solli mjaft debate mes qeverisë dhe opozitës.

Berisha tha se Porti i Durrësit është një mega aferë korruptive në shërbim të interesave strategjike të Serbisë.

“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit. Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi.“, ka thënë Berisha.

Raportet e ngushta Rama-Vuçiq, shpeshherë dalin kundër intersave të Kosovës.

Si duket është pikërisht ky projekt korruptiv, që e ka detyruar Ramën të kthehet në një peng të Vuçiqit, dhe të mos i mbrojë interesat e Kosovës.

Shahu: Nuk është ky rast pune e borgjezisë kombëtare por e tregtarëve dhe tregtarët e bëjnë tregtinë si në Kinë, Rusi a Serbi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai u shpreh se nuk është interesi kombëtar që dominon në këtë rast, por interesa biznesi të huaj në bashkëpunim me biznese vendase e politikanë.

“Se çfarë fshihet pas aferës së Portit shumë saktë nuk e di, por besoj se nuk është interesi kombëtar që dominon në këtë rast, por janë interesa biznesi të huaj në bashkëpunim me biznese vendase e politikanë. Nuk është ky rast pune e borgjezisë kombëtare por e tregtarëve dhe tregtarët e bëjnë tregtinë si në Kinë, Rusi a Serbi dhe nuk kanë hallin e interesave kombëtare në radhë të parë”, u shpreh ai.

Analisti më tej, thotë që duhet të ketë reagime të mëdha nga të gjitha politikanët që të jenë kundër këtyre aferave.

“Në raste të tilla aferash e koncensionesh apo marreveshjesh të dyshimta minimalja, nuk mjafton reagimi i një apo dhjetë politikanëve, do duhej të reagonin gjithë shtetasit”, tha analisti Shahu për “Bota sot”.

Mehmeti: Një drejtësi e pavarur në të ardhmën do e dërgoj prapa hekurave Ramën për tradhëti ndaj kombit

Ndërsa, analisti politik tjetër, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se është më se e qartë se të përfshirë në këtë projekt mega korruptiv janë Rama dhe Vuçiqi me oligarkët e tyre serbo-shqiptar.

Image
Faton Mehmeti

 

“Natyrisht se në Port janë miliarda euro në pyetje me kompantikë serbe sponzorisuese të Vuçiqit. Është më se e qartë se të përfshirë në këtë projekt mega korruptiv janë Rama dhe Vuçiqi me oligarkët e tyre serbo-shqiptar, mbështetës të Vuçiqit dhe Ramës. Andaj, Rama është peng i Vuciqut dhe i detyruar të zbatojë të gjitha urdhërat e tij”, thotë analisti.

Ndër të tjera, ai shton se nëse vazhdohet kështu atëhere do të kemi një Serbi të vogël në Shqipëri, mirëpo që për këtë tradhti analisti paralajmëron Ramën për burgosje.

“Pas pak kohësh aty do të lulëzojnë bizneset serbe, me pak fjalë do të jetë Serbia e vogël brenda Shqipërisë, turp i madh.

Një drejtësi e pavarur në të ardhmën do e dërgoj prapa hekurave Ramën për tradhëti ndaj kombit dhe korrupsion masiv në bashkëpunim me armikun e shqiptarëve, Millosheviqin e ri, Aleksandër Vuçiqi”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat