“Fundi i Serbisë”/ Profesori paralajmëron dorëzimin e Vuçiqit – ja pse!

Politika

“Fundi i Serbisë”/ Profesori paralajmëron dorëzimin e Vuçiqit – ja pse!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 12 dhjetor 2022 Në ora: 08:05
Policia e Kosovës

Misioni EULEX dhe Policia e Kosovës raportuan për incidente dhe sulme tjera me armë ndaj tyre në veri të Kosovës. Rrugët kryesore në veri po mbahen të bllokuara nga grupe të serbëve.

Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore dënuan fuqishëm sulmet e grupeve të armatosura mbi Policinë e Kosovës përfshirë edhe atë të misionit EULEX në veri të vendit. Serbët po mbajnë të barrikaduara disa rrugë në veri të Kosovës.

Ndërsa autoritetet u detyruan të mbyllin dy pikat kufitare me Serbinë - Jarinje dhe Bërnjak.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se kronologjia e ngjarjeve të fundit na detyron të shprehemi se dalngadalë e me hapa të sigurta Serbia po dorëzohet e po largohet nga Kosova.

Image
Sulejman Mehazi

“Skenat tensionuese serbe në veri s'janë asgjë më shumë përveç ofkëllimave të fundit provokuese të presidentit serb, Vuçiqit, me anë të bandave kriminele serbe në Kosovë. Kronologjia e ngjarjeve të fundit na detyron të shprehemi se dalngadalë e me hapa të sigurta Serbia po dorëzohet e po largohet nga Kosova që me anë të ngjarjeve tensionuese të zë shkakun e alibisë të dialogut për njohje sa më të shpejtë të Kosovës nga Serbia. Po të numrojmë zhvillimet kronologjike politike gjatë muajve të fundit në mes Kosovë dhe Serbisë do vërejmë dështimet e njëpasnjëshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”, u shpreh ai.

Profesori numëron dështimet e Serbisë:

Dështimi i parë i Serbisë ishte njohja e dokumenteve personale të qytetarëve të Kosovës nga ana e Vuçiqit;

Dështimi i dytë i Serbisë ishte, mospërdorimi dhe mosregjistrimi i targave serbe në Kosovë;

Dështimi i tretë i Serbisë është plani franko-gjerman me rastin e dialogut përfundimtar, Kosovë-Serbi;

Dështimi i katër i Serbisë është largimi i Listës serbe nga të gjitha institucionet e Kosovës;

Dështimi i pesë i Serbisë është dorëheqja e policëve serbë;

Dështimi i gjashtë i Serbisë në Kosovë është dorëheqja e kryetarëve serbë nga komunat me shumicë serbe;

Dështimi i shtatë i Serbisë është se pas të gjitha dorëheqjve të Listës serbe që nuk i njohin institucionet e Kosovës, tani më serbët e Vuçiqit në Kosovë kanë mbetur cullak pa farë funkcionesh shtetërore në qeverinë e Kosovës

Dështimi i tetë i fundit i presidentit serb, Vuçiqit, ndaj qeverisë së Kosovës është rebelimi në veri ndaj policisë së Kosovës me anë të bandave të kriminelëve e të korruptuarve serbë të Kosovës”, shpjegon profesori.

Ndër të tjera, ai thotë që fundi i dorëzimit të Serbisë do jetë largimi nga ambiciet serbe nga Kosova.

“Të gjitha këto janë shenja të mëdha se Vuçiqi dhe qeveria e tij përgatiten për t'u larguar nga Kosova, arsyetimi i fundit i dorëzimit të Vuçiqit është kërkesa deri te KFOR-i i Kosovës për të lejuar hyrjen e 1000 trupave serbe në Kosovë, duke e ditur e qenë i vetëdijshëm presidenti i Serbisë, Vuçiqi, se këtë luks të rrezikshëm NATO e KFOR-i nuk do ia lejonte. Dhe fundi i dorëzimit të Serbisë do jetë largimi nga ambiciet serbe nga Kosova”, thekson ai.

Në fund profesori nënvizon që Vuçiq po përgatit terrenin për të eliminuar Kurtin.

“Shkurt e qartë, sikurse Millosheviqi me agresivitete policore e ushtarake në Kosovë përgatiste terrenin për ta sulmuar NATO-ja Serbinë me aeroplanë bombarduas, poashtu edhe Vuçiqi me agresivitetin e tij ndaj policëve të Kosovës përgatit terrenim për të eliminuar, Albin Kurti bandat kriminele të Vuçiqit në Kosovë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat