Trazirat datojnë nga viti 2000, profesori nga Amerika tregon të pa thënat për veriun dhe cila është “molla sherri” mes Kosovës dhe Serbisë

Politika

Trazirat datojnë nga viti 2000, profesori nga Amerika tregon të pa thënat për veriun dhe cila është “molla sherri” mes Kosovës dhe Serbisë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 dhjetor 2022 Në ora: 16:30
Policia

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e njëjtë, e bllokuar madje edhe me sulme të reja që ndodhën mbrëmjen e djeshme.

Në anën tjetër, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR është ende duke analizuar kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë forcave serbe në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate KFOR-i ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ofrojë një mjedis të sigurt duke inkurajuar dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur rreth situatës në veri dhe kronologjisë së saj.

Maxharraj raportet Kosovë- Serbi i quan si nyja e Gordit dhe thotë se situata në veri është për faj të Kosovës.

“Nyeja e gordit në raportet Kosovë-Serbi? Daniel Server ”nuk duhet te miratohet asnjë marrëveshje me Serbinë e cilat e dëmton Kosovës, sovranietin e saj” edhe nëse ajo vjen nga vetë SHBA/ Situata e krijuar në veriun e Kosovës nuk është e ditëve të sotme. Ajo nisi menjëherë pas luftës, kur me 2 dhe 3 shkurt 2000 filloi të marrë teposhtëzën veriu i Kosovës, kryesisht me fajin tonë. Në atë kohë ndodhën gjëra të tmerrshme, çdo gjë si me ndonjë skenar nisu të mbështillet lëmshi në veri kur atje u stacionua ushtria franceze me shërbim sekret të saj (DGSE) me agjentin Danjer Arnudit, që kishte rekrutuar në shërbimin e tij edhe Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, atje jo rastësisht ishte stacionuar edhe UDB-ja e Beogradit, bandat dhe kriminelët serb të të gjitha ngjyrave”, pohoi Maxharraj.

Sipas tij, kur popullata shqiptare tentoi të kthehej në shtëpitë e tyre në veri, ata mizorisht u ndaluan nga banda serbe të stacionuara tje në krye me UDB-në dhe shërbimin sekret francez.

Ai përmend edhe emra shqiptar si ndihmues të bandave.

Sipas tij, që 2 dhe 3 shkurti 2000, kur shqiptarët e mbetur përtej lumit Ibër dhunshëm u depërtuan në pjesën jugore mbi 15 mijë sosh, pastaj u vranë me dhjetëra dhe u plagosën me qindra, atje tani gjithçka frymon serbisht e asgjë shqip.

“Derisa popullata shqiptare tentoi të kthehej në shtëpitë e tyre, në veri ata mizorisht u ndaluan nga bandat serbe të stacionuara atje në krye me UDB-në dhe shërbimin sekret frances (DGSE) të cilët nuk e lejuan popullatën shqiptare të kthehet nëpër shtëpitë e tyre. Këtyre bandave kriminale u dolën në ndihmë edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me premtime të rrejshme që së shpejti do të ju kthejmë në shtëpitë e juaja. Por, kjo nuk ndodhi as pas 23 vitesh të cilët jetojnë si refugjatë në pjesën jugore përtej Ibrit. Por krahas kësaj, po atë ditë po ndodhte një ngjarje edhe më e tmerrshme, kur u detyruan shqiptarët e mbetur përtej lumit Ibër dhunshëm të depërtohen në pjesën jugore mbi 15 mijë shqiptarë, u vranë me dhjetëra dhe u plagosën me qindra të tjerë nga bandat dhe kriminelët serbë. Si rezultat i kësaj të nesërmen e asaj dite u panë rojet e urës mbi lumin Ibër të udhëhequra nga krimineli Oliver Ivanoviq, të cilin më vonë vetë serbët e likuiduan, atje lulëzuan edhe struktura serbe me mbrojtje territoriale, por të lidhura me Beogradin. Që nga ajo ditë, e deri më sot veriu i Kosovës nuk pa dritë të bardhë, çdo gjë ndryshon atje, çdo gjë frymon serbisht, e asgjë shqip, nuk ndihen këngë shqipe, as vaji i fëmijës shqiptar, por gjithçka frymon serbisht, bile edhe me vendosjen e Princit Car Lazarit në sheshin kryesor të Mitrovicës. Dhe kështu Serbia u kthye këmbakryq në veriun e Kosovës, pa u penguar fare nga lidershipi i atëhershëm i Kosovës, i cili edhe nuk tentoi të bënte asgjë, sepse ishte i shantazhuar nga Serbia”, theksoi Maxharraj.

Image
Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj

Ai lidershipin e atëhershëm e konsideron të gabuar dhe dialogun gjithashtu.

"Ishte tmerrësisht i gabuar kur lidershipi i atëhershëm i Kosovës pranoi me insistimin e Serbisë dhe BE-së që të zhvillohet njëfarë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, që nisi si dialog për çështje teknike, por shumë shpejt u shndërrua në dialog me përmasa të tmerrshme politike. Pra, Kosovë është në dialog me Serbinë për 12 vjet, që edhe mund të konsiderohen si vitet të humbura dhe të dëmshme të cilat e poshtërësojnë Kosovën. Është interesant sesi lidershipi i Kosovës, që merrte pjesë në dialog së pari Edita Tahiri, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e deri te Avdullah Hoti asnjëherë nuk parashtruan kërkesat mediate me interes për Kosovën me qëllim të nxjerrjes së Serbisë nga Kosova, ani pse të gjitha faktet ishin në anën e saj, bile shkuan aq larg sa qe i lejuan Serbisë të merr primatin në dialog me kërkesat e veta që kishin të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, bile nuk i kërkuan Serbisë as kërkim falje për krimet, masakrat dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, por shkuan edhe aq larg sa ishin ne gjendje të ia falin të gjitha krimet Serbisë duke deklaruar se duhet pajtim me Serbinë, sepse sipas tyre krimet qenkan vjetruar, ani pse dihet se krimi nuk vjetrohet kurrë”, tha Maxharraj.

Profesori përmend edhe bisedimet për ndarjen e Kosovës, çështje këtë që nuk e lejoi Gjermania.

“ Kështu që gjatë këtij dialogu u shtrua si çështje kërkesa e Serbisë për ndarjen e Veriut nga Kosova apo korrigjimin e kufijve. Këtë e bëri ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi asokohe udhëheqës në dialog i cili dialogonte me Vuçiqin herë fshehurazi, e herë haptas për këtë çështje bile i lidhur edhe me disa njerëz të stafit të presidentit Donald Trump, siç ishin Joe Bollton, Mattje Palmer dhe Richard Grenell, të cilët po të mos e pengonte këtë DSHA dhe Angela Merkel kjo edhe do te ndodhte. Por jo vetëm kjo, në dialog kur atë e kryesonte Thaçi dhe Mustafa u sollën edhe marrëveshje të dëmshme siç është ajo e Asociacionit një etnik serb me kompetenca ekzekutive, pra të krijimit të një mini shteti në shtetin e Kosovës, të cilën Kushtetuesja ia gjeti 23 nene anti kushtetuese. Kjo marrëveshje sot është për mollë sherri midis Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat