Kërkohet nga Qeveria luftë e pakompromis ndaj ‘nëntokës kriminale’ në Kosovë

Politika

Kërkohet nga Qeveria luftë e pakompromis ndaj ‘nëntokës kriminale’ në Kosovë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 23:28
Albin Kurti

Kosova është duke shënuar rritje sa i përket luftës kundër korrupsioni.

Lufta kundër korrupsionit ka filluar në tërë Kosovën.

Policia dhe Doganat e Kosovës janë duke punuar në vazhdimësi për të luftuar këto dukuri negative të cilat ishin në rritje që nga paslufta në Kosovë.

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava thotë se, shtetet e forta ekonomike demokratike në përgjithësi në botë, na mësojnë nga përvojat e tyre si shtete më të zhvilluara,  se si të ecet para në hap me kohën, dhe t’iu bashkëngjitemi shteteve më të zhvilluara të botës.

Sipas tij qytetarët duhet të marrin modelin e zhvillimit për shtetin e tyre që t’i kenë standardet jetësore në nivele të larta, ta zhvillojnë shtetin e tyre në mënyrat më moderne.

Tërnava thotë se, Amerika dhe miqtë ndërkomëbtarë po bëjnë çmos duke u munduar që të na ndihmojnë që të luftohet krimi në përgjithësi.

Ai shton se SHBA dëshiron që të punohet pastër sipas ligjeve të shteteve në fuqi, për një të ardhme më të mirë dhe më të pasur me standarde më të larta jetësore, të cilat standarde donë me i shijua i gjithë populli.

“Alarmi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim është serioz dhe miqësor, e cila ka alarmuar se korrupsioni po e gërryen  potencialin dhe të e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Një reagim i tillq për Shqipërinë është një mesazh indirekt edhe për shtetin dhe Qeverinë e Kosovës, pasi që ndërlidhja e krimit mes këtyre dy vendeve nuk po i njeh barrierat e ndarjes përmes kufirit”, thotë Tërnava.

Ai shton se, rritja ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve.

“Ndonëse këto dy vitet të mandatit të ri qeverisës në Kosovë, ka një angazhim të shtuar për rishpallur luftë të pa kompromis korrupsionit dhe krimit të organizuar, kapja e sistemit të drejtësisë nga grupet kriminale të interesit, vullnetin politik antikrim janë duke penguar dhe duke e ngadalësuar e në masë të madhe edhe vështirësuar, për të mos thënë tërësisht pamundësuar”, potencon ai.

Ai shton se, sipas Rrjetit Rajonal për Anti Korrupsion (SELDI), raportohet se gjatë këtyre dy viteve të fundit Kosova ka shënuar ulje të rasteve të reja  korruptive, për dallim nga Kosova, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rritje.

Mirëpo sipas tij, ky trend i nismës pozitive nuk duhet shërbyer për tu vetëkënaqur dhe krenuar por inkurajim për të vazhduar pa kompromis luftën kundër nëntokës kriminale dhe korrupsionit e krimit të organizuar.

“Shtetet mike sikur në këtë rast Amerika që përpos na ndihmuan të çlirohemi nga okupatori shumë vjeçar, edhe tani gjithnjë po na qëndrojnë pran edhe për aspekte tjera demokratike e sidomos të luftimit të krimeve në përgjithësi, dhe po na ofron shumë ndihma në këtë aspekt, gjë që nga këtu shihen qëllimet mike të këtij shteti i cili në mënyrë permanente tregon interesim ta na qëndroj pranë, edhe për shumë çështje tjera si në këtë rast të luftimit të krimit dhe rritjes të standardit të qytetarëve të shteteve tona, por edhe të sovranitetit të Kosovës në këto kohëra kur Serbia po bënë çmos për t’i destabilizue shtetet tona”, thotë ai i cili shton se, po mos të ishim në këto marrëdhënie të tilla miqësore-vëllazërore, edhe sovraniteti i shteteve tona do të vihej në pikëpyetje.

“Kjo sepse amerikanët edhe para shumë viteve apo shekujve  na kanë qëndrua pranë, dhe falë tyre ekzistojnë sot shtetet shqiptare, prandaj është fati që i kemi miq, dhe përvojat e tyre duhet të jetësohen në politikat tona shtetërore, prandaj sikur çdo shtet që i kanë shtetet mike të tyre të forta, që gjithnjë ju qëndrojnë pranë, prandaj edhe shtetet tona duhen ta shfrytëzojnë këtë përvojë, të këtyre rrethanave, dhe për ne shqiptarët është fat dhe forcë që pranë na qëndrojnë shtete të forta të botës sikur qe është Amerika dhe shtetet e BE-së, prandaj nuk duhet të hezitojmë në politikat e tyre çfarë na udhëzojnë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat