‘Shpërthen’ Naim Miftari, flet për ‘revolucionin serbo-rus’, i përmend me emra të gjithë ‘revolucionarët’ kundër Kosovës!

Politika

‘Shpërthen’ Naim Miftari, flet për ‘revolucionin serbo-rus’, i përmend me emra të gjithë ‘revolucionarët’ kundër Kosovës!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 10 janar 2023 Në ora: 17:19
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, lobi ortodoks serb-rus është në kërkim të një qeverie kukull në Kosovë.

Miftari pohon se, së pari filloi një revolucion me protesta të organizuara nga OVL-ja.

Sipas tij, OVL është satelit i PDK-së, AAK-së dhe i LDK-së.

“Veteranëve të rrejshëm, që pos që janë luftëtar të rrejshëm tani kërkonin para edhe 80 euro më tepër, pastaj topi i kaloj SBASHK-ut, parasistemit politik të PDK-së e vetëqujtur sindikatë e arsimit, e mbështetur edhe nga LDK, AAK edhe pse Kosova është me nivel mësimor gati e fundit në botë, edhe këta kërkonin rritje pagash për 100 euro, pastaj filluan revolucionin me mjekët politikë të ish pushtetit që e shkatërruan vet shëndetësinë e Kosovës, edhe këta kërkonin para rritje pagash, pastaj nën mangë brenda natës e nxori Pronto Mafia dhe mafia e ish komunistëve Jugosllavë KPK-në dhe KGJK-në kjo e para tentoi që ish krye prokurorin e akademisë të Adem Grabovcit, mbrojtësin e krimit të organizuar në Kosovë Aleksadër Lumezin ta zëvendësonin me një Aleksandër Lumez të ri me Blerim Isufin, kukull e produkt i Akademisë të përbashkët të PDK, LDK”, thotë Miftari.

Sipas tij, pastaj revolucionin e vazhduan mafia e analistëve, e mercenarëve politik e mediatik të PDK, LDK, AAK ...OJQ-të politike.

“Pastaj Ramush Haradinaj filloj etiketimet sulmet e ulëta si kali kur shkelmon në livadh, pastaj revolucionin e vazhdonte Edi Rama e Baton Haxhiu, argatët e Serbisë me nëpunësin e qeverisë serbe Grenellin për Open Ballkanin, Serbinë e madhe apo Jugosllavinë e Re, pastaj kur ju dështoi ndarja e Kosovës përmes Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit me ndihmën e Edi Ramës, Baton Haxhiut, Isa Mustafës, Avdullah Hotit, Vlora Çitakut, Behgjet Pacollit e të ndihmuar edhe nga Jony Balltonin, Rikard Grenelli, Pallmeri, atëherë Serbia aktivizoi listën Serbe, bandat e veriut, barikadat, Borelin, Lajçakun deri dikun edhe Eskobarin, tani Serbia ka filluar të destabilizoj edhe qendrat tjera në enklavat serbe siç ishte rasti i inskenum 100 % skenar serb “sulmi” në fshatin Shtërbcë”, shton ai.

Miftari pohon se, ku dhe kur do të ndalet ky revolucion serb nuk dihet.

“Por një po dihet dhe kuptohet shumë mirë se partitë shqiptare të ish pushtetit PDK, LDK, AAK... janë në aleancë të ngushtë vëllazërore me Beogradin me partinë e Aleksandër Vuçiqit dhe me qarqe ndërkombëtare që nuk e duan Kosovën si shtet stabil, por kërkojnë rrëzimin dhe pengimin e qeverisë që ta shtrijë sovranitetin në shtetin e Kosovës edhe në veri pra kërkojnë ndarjen e Kosovës, apo në një mënyrë tjetër sjelljen e shtetit tonë prap nën kontrollin e shtetit serb”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat