Juristi alarmon, ‘zbulon’ qëllimin kryesor të Serbisë që e ndan Kosovën, asgjë tjetër nuk i intereson!

Politika

Juristi alarmon, ‘zbulon’ qëllimin kryesor të Serbisë që e ndan Kosovën, asgjë tjetër nuk i intereson!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 21:47
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Formimi i Asociacionit në Kosovë, është kërkesa kryesore e Serbisë, dhe nuk ka asnjë interesim për gjëra të tjera.

Dhe me Asociacionin ajo dëshiron të themelojë një etnitet juridik e më pas që të mbërrijë deri te Republika serbe në Kosovë.

Kështu shprehet njohësi i çështjeve politike, juristi Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”, i cili shton se përmes Asociacionit Serbia dëshiron ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, ky edhe është caku i saj.

“Gjashtë kushtet janë lojë e Albin Kurtit. Duhet të diskutohet vetëm një plan si ai franko-gjerman dhe brenda duhet të jetë Asociaconi. Kushtet e parashtruara nga ai nuk pranohen as nga Serbia e as nga emisarët ndërkombëtarë. Albini i pranon bisedimet të cilat jaën komplekse, ndërsa Serbia duhet të heq kërkesat e saj tek pesë shtetet e BE-së që ende nuk e njohin Kosovës, pastaj të njohë Kosovë vet Serbia, kërkesa këto reale të Albinit”, shprehet Burjani.

Ai shton se Serbia nuk do ta njohë Kosovë.

“S’ka as presion për Serbinë që të njohë Kosovë, janë pajtuar edhe BE edhe SHBA, por po punojnë sipas tyre për zbatimin e planit të dikurshëm të dy Gjermanive, ky është dështim, kurse Asociacioni është e vetmja kërkesë serbe dhe nuk ka interesim tjetër”, thotë Burjani.

Sipas tij, Serbia përmes Asociacioni po dëshiron ndarjen e Kosovës.

“Ideja serbe është me nxjerr Asociacionin, pra me u themelu legalisht një entitet juridik e kadale me mbërri deri te Republika serbe në Kosovë, pastaj vjen ndarja e Kosovës. Ky është caku i Serbisë”, shton ai.

Ai thotë se është për të ardhur keq që emisarët ndërkomëbtarë janë në lajthitje nga Serbia.

“Nuk ka hapa konkret drejt zgjidhjes, por po ikun nga zgjidhja. Ndërkombëtarët nuk po duan me besua se Serbia po luan lojë koti, por po merren me joshjen përmes themelimit të Asociacionit dhe këtu nuk shoh zgjidhje e as finale përfundimtare në këtë lojë me Serbinë”, përfundon analisti politik Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat