15 vitet e diplomacisë së dështuar! Bisedimet me Serbinë e lanë Kosovën pa njohje të reja

Politika

15 vitet e diplomacisë së dështuar! Bisedimet me Serbinë e lanë Kosovën pa njohje të reja

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 20 shkurt 2023 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Të premtën më 17 shkurt 2023 Kosova festoi 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Kjo datë tashmë simbolizon shtetësinë e vendit tonë.

Duhet thënë se jemi më mirë seç kemi qenë para shpalljes së Pavarësisë, por ka nevojë ende për përmirësime dhe punë të vazhdueshme për realzimin e qëllimeve dhe lehtëismin e jetës së qytetarëve.

Që nga shapllja e Pavarësisë e deri më tash, Kosova ka ndërruar qeveri të ndryshme, kishte koalicone të ndryshme mes partive.

fundi, në krye të qeverisë është Albin Kurti, partia e të cilit doli të jetë fituese e zgjedhjeve të vitit 2021.

Që nga viti 2020 me njohjen e Izraelit, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nga asnjë shtet qoftë evropian, qoftë edhe na kontinentet tjera.

Kosova siç duket po "çalon" në diplomacinë e jashtme, madje nuk është e pranuar as në ndonjërën nga organizatat ndërkombëtare.

Deri më tani shtetin tonë e kanë njohur 117 shtete.

Blakaj: Kosovës në politikën e jashtme i mungon strategjia e zhvillimit

Image
Njohësi i politikave të jashtme Sami Blakaj

Njohësi i politikave të jashtme Sami Blakaj, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se njohja nga vendet tjera është shumë e rëndësishme, por që vitet e fundit ka qenë edhe shumë e ngadalshme.

“Shtet-ndërtimi i Kosovës është një proces i njëkohshëm i politikës së brendshme dhe i politikës së jashtme, ku kjo e fundit do duhej të synonte konfirmimin dhe legalizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Në këtë kuadër, procesi i njohjes së Kosovës ka qenë tepër i rëndësishëm gjatë këtyre 15 viteve, që nga shpallja e pavarësisë, por njëkohësisht i ngadalshëm, veçmas në vitet e fundit”, thekson Blakaj.

Tutje, ai shton se në këtë aspekt Kosovës i mungon strategjia e zhvillimit të një politike të jashtme gjithmonë sipas modelit evropian.

“Kosova që dy vjet nuk ka asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo flet se Kosovës në politikën e jashtme i mungon strategjia e zhvillimit të një politike të jashtme sipas modelit europian.

Me një fjalë qasja e Kosovës në politikën e jashtme viteve të fundit ka qenë ekskluzivisht pasive dhe defanzive dhe kjo siç duket i ka krijuar Serbisë një terren të përshtatshëm për të siguruar sa më shumë tërheqjen e njohjeve për shtetin e Kosovës”, nënvizon ai.

Mehmeti: Në përgjithësi diplomacia ka dështuar

Analisti Faton Mehmeti, ka thënë se diplomacia në Kosovë ka dështuar, sepse nuk ka pasur strategji dhe njerëz të duhur për këtë punë mjaft me rëndësi për vendin tonë.

Image
Analisti Faton Mehmeti

Mirëpo, ai fajin e hedh edhe te bisedimet mes dy vendeve që ende vazhdojnë.

“Në përgjithësi diplomacia ka dështuar, s’kemi pasur strategji të duhur dhe as njerëz të duhur. Po të ishte bërë një strategji e duhur besoj se sukseset do të ishin më të mëdha, si futja në organizmat e rëndësishme ndërkombëtare. Mungesa e njohjeve është edhe për shkak të bisedimeve për statusin, mirëpo ka mundur të bëhet më shumë. 15 vjet pavarësi me dështim të diplomacisë, përjashto këto kohët e fundit ku diplomacia është peng i negociatave”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat