Halil Geci: Vuçiqit sot i vjen fundi politik, ndërsa kjo do të ndodh me Albin Kurtin

Politika

Halil Geci: Vuçiqit sot i vjen fundi politik, ndërsa kjo do të ndodh me Albin Kurtin

Nga: N. Shaqiri Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 12:57
Halil Geci

Sot në Bruksel do të takohen krerët institucionalë të Kosovës dhe Serbisë.

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja e planit franko-gjerman ndërmjet kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Për këtë takim në Kosovë ka pas mjaftë shumë reagime nga opozita por edhe nga qeveritarët.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe veprimtari i LDK-së, Halil Geci i cili thotë se sot në Bruksel nuk do të ketë më ‘kik-mik’.

Geci thotë se në këtë muaje dhe Aleksandër Vuçiqit i janë shkurtuar rrenat.

“Kosova me marrëveshjet paraprake për Zajednicën si dhe ekstra territoret e manastireve dhe humbjen e tokës të Rugovës, dhe faljen e tokës Maqedonisë të miratuara dhe të votuara në parlament nuk ka çfarë humbë më shumë, këmbëngulësia e Kurtit dhe Vjosës për të mos e pranuar asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe marrëveshjet tjera të këqija që ia kanë sjellur Kosovës tradhtarët e atdheut Hashimi i PDK-së dhe Isa i LDK-së, me partitë e tyre e veçmas lufta në Ukrainë, e kanë bë Kosovën të ketë përkrahjen e më të fortëve të planetit. Me 27 shkurt më të fortit e planetit ua kanë shtruar sofren Serbisë dhe Kosovës me jemeke të pa këndshme “merre ose lëre” se askush nuk është ka ju pyet”, thotë Geci.

Sipas tij, nëse Kurti e fiton betejën dhe din të mbrojë atdheun e tij, dhe nuk i humbë miqtë do jeët një hero i pa vdekshëm në historinë e re të Kosovës.

“Nëse e bënë të kundertën do të jetë varrimi i tij politik me të pame në Bruksel, varrimi në Amerikë me vajtusit Abdixhiku, dhe tupanxhia i LDK-së, me imamin të birin e hoxhë Milazim Krasniqit, mejzinin Memlin e vogël, me vajtusen Goshen e Drenicës alias Ganimete Musliun, si dhe Kicen me kuca tjerë. Vet Miroslav Lajçak, ditë më parë deklaroi se në takimin e 27 shkurtit nuk ka asnjë mundësi që të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes, kësaj i ka ardhur fundi i planit evropian “merre ose lëre”. Sipas Lajçakut, në Bruksel do të diskutohet vetëm mënyra dhe plani i zbatimit të marrëveshjes dhe asgjë tjetër. Nga Kurti dhe Vuçiqi pritet t’ia bëjnë aminin dhe ta nënshkruajn marrëveshjen Franko Gjermane ua kajti apo jo askush ma nuk i pyet”, thotë Geci.

Sipas tij, sot do të shihet mençuria e Kurtit “se a do di t’ia lë kërpeshin në qafë Vuçiqit duke mbetur krah i Amerikës dhe pjesë e Evropës dhe NATO-s, apo do ia ndërroj drejtimin Kosovës. Presioni i madhë që po i bëhet kryeministrit Kurti për themelimin e Asociacionit, Asociacion ky i nënshkruar dy herë dhe i ratifikuar në parlament nga tradhtarët e atdheut, duke e zhbërë  Republikën e Kosovës në një anë. Dhe në anën tjetër Amerika po thotë se do të jetë garantuse se nuk do të preket kushtetutshmëria e cila e cenon rendin kushtetus, e ka futur Kurtin në një hallkë të pa lakmushme me të cilen i duhet kohë dhe ekspert për ta zbatuar germë për germë këte asociacion që na e pruan tradhtarët dhe na e lan kopil në derë të shtëpisë..! Unë jam shumë optimist se sot me nënshkrimin e marrëveshjes Vuçiqit do i lëkundet karrika e një pushtetari racistë hitlerjan. Jam fort optimist se Kurti së bashku me Amerikën ka me bë më të mirën e mundshme për këte vend”, shton ai.

Geci pohon se, kësaj here u kalua kufiri i tolerancës për Vuçiqin dhe Serbinë, ngase shefi i Vuçiqit Putini po e humbë luftën në Ukrainë, Vuçiqi pas 27 shkurtit nuk ka çka jep më për Serbinë, “nënshkrimi i marrëveshjes do të jetë fundi i ti në politikë”.

“Cila do palë që nuk e nënshkruan marrëveshjen do jetë humbëse, mos nënshkrimi i marrëveshjes do thotë largim nga përendimi. Në këtë situat Vuçiqi është i humbur si e nënshkruajti marrëveshjen, si nuk e nënshkruajti. Nëse se nënshkruan kanë me ia ladruar n… Amerika dhe Evropa, nëse e nënshkruan kanë me ia ladruar n… çetnikt dhe Rusia. Të hënën do të ipet viza e rrugëtimeve Kosovës dhe Serbisë se nga do t’ia mbajnë shihet sot. Për Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin deri më sot rrugëtimi i tyre ka qenë Moska, se a do të ndryshoj kursin Vuçiqi të shohim sot. Me sa duket regjimit të tij pro-rus serb, po i vjen fundi, si e nënshkruajti marrëveshjen, si nuk e nënshkruajti është njësoj për Vuçiqin”, thotë ai.

Sipas ti, nëse Vuçiq nuk e nënshkruan BE, SHBA dhe NATO do të izolojnë Serbinë dhe do të ngrijnë statusin e kandidatit në BE.

Nëse Kosova nuk e nënshkruan bjen Kurti dhe pas Kurtit vijnë nënshkrusit e zajednicës, dhe Kosova do të humbë shumë duke mos mundur të aplikojë për anëtarësimin zyrtar në NATO dhe OKB, si dhe në asnjë organizatë tjetër ndërkombëtare, se çfareë do të bëjë është mjeshtri e politikanit Kurti”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat