Eksperti i sigurisë tregon se çfarë do të ndodhë pas takimit Kurti-Vuçiq: Këtu është problemi

Politika

Eksperti i sigurisë tregon se çfarë do të ndodhë pas takimit Kurti-Vuçiq: Këtu është problemi

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 27 shkurt 2023 Në ora: 21:59
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

Në Bruksel ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ku temë kryesore ishte propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, i njohur si plani franko-gjerman.

Pas takimit, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për diktime të mëtejmë rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Kurse kryeministri Kurti është shprehur se ka qenë i gatshëm të nënshkruajë planin franko-gjerman, por pala serbe nuk e bëri, ndonëse u pajtua.

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshëm për ta nënshkruar, unë kam shprehur gatishmërinë dhe interesimin tim që ta nënshkruaj këtë tekst dhe fundja nuk do të ishte teksti i parë në të cilën nënshkruhet kryeministri i Kosovës dhe një kreu i Serbisë kur kemi parasysh që më datën 3 nëntor të vitit të kaluar në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje ku ka qenë edhe kryeministrja e Serbisë Bërnabiq në mënyrë të barabartë me mua dhe katër kryeministra të tjerë të rajonit të Ballkanit perëndimor pra edhe unë mendoj që është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse u pajtuam. Unë jam kryeministër dhe konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar natyrisht që do të duhej të rezultonte me nënshkrim mirëpo ishte pala serbe ajo e cila nuk e bëri këtë ndonëse u pajtua", deklaroi Kurti.

E për takimin në Bruksel, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

“Çka ndodhi sonte në Bruksel është një "mashtrim optik" duke paraqitur tani rolet për episodin e dytë ku: a. Regjisori do të jetë BE-ja, b. Aktorët kryesor Kurti/Vuçiq, c. Statiket tjerë do të jenë partitë e dy protagonisteve në vendet e tyre për të trumbetuar fitore”, thotë Shala.

Por çfarë do të ndodhë pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel?

“Takimi i ardhshëm me 18 mars prapë nuk do të kemi një avancim të dukshëm dhe pala kosovare do të insistojë që me 23 prill serbët të marrin pjesë në zgjedhje duke u terhjekur nga veriu Beogradi zyrtar. Në anën tjetër zgjedhjet lokale do të dështojnë se mbajtur atje dhe rikthehet skenari i muajt korrik/gusht 2022 për mbajtjen e zgjedhjeve paralele dhe shpalljen e ASK-së nën mbrojtjen ndërkombëtare duke mbështetur tani marrëveshje të Brukselit ku Kosova ma ka dhënë zotime të saja”, shprehet Shala.

“Dhe kështu pjesa problematike: Asociacioni kryhet duke fituar Kosova në mbajtjen e qëndrimit kundër tij, në anen tjetër Serbia fiton një avantazh politik të brendshëm për të arsyetuar planin evropian”, shpjegon më tej eksperti Shala.

Për fund, ai thotë se deri në nëntor do të finalizohet edhe Asociacioni i Komunave serbë në Kosovë.

“Në fund finalizimi i ASK-së do të jetë deri në Nëntor 2023 dhe ky veprim do të tolerohet nga qeveria e Kosovës, ku e cila në muajin dhjetor merr dritën e gjelbër për viza dhe ky veprimi sonte pra është një mashtrim optik me gënjeshtrën në qendër”, përfundon Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat