Shaip Kamberi kërcënohet me jetë - Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë

Politika

Shaip Kamberi kërcënohet me jetë - Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 28 shkurt 2023 Në ora: 11:57
Shaip Kamberi

Ditë më parë një kërcënim drejtuar deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, mori vëmendjen e opinonit publik.

Ai, këtë kërcënim e mori përmes rrjeteve sociale.

Kamberi, tha se ka pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën e tij.

Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh diku. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga personi Danijell Millkoviq”, ka shkruar Kamberi.

Tutje, sipas Kamberit kjo është atmosfera në të cilën punojnë e jetojnë shqiptarët në Serbi.

Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit. Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat pro-qeveritare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve”, ka shtuar ai.

Edhe pas këtij kërcënimi, ai u shpreh se do të vazhdon puna dhe që e vërteta do të thuhet.

Zogaj: Kërcënimet ndaj Kamberit kanë qenë të pritshme

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Skënder Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

Ai për gazetën u shpreh që zëri që Kamberi ka ngritur në vazhdimësi në Parlamentin e Serbisë, ka bërë që edhe këto kërcënime të jenë të pritshme.

Serbia është në hall të madh dhe e kërcënuar nga mëkatet e veta, kështu që Serbia dhe Rusia, e urrejnë gjithë botën e botën sepse, mendojnë që bota u ka faj për kalbësirën gjenetike që i përbën dhe që pa të keqen, gënjeshtrën, urrejtjen gjakderdhjen nuk rrojnë dot! Serbët kur nuk gjejnë të tjerë, i hanë fëmijët e vet, prandaj, kërcënimi ndaj deputetit Shaip Kamberi është rëndomtë si absolute! Biles, e kanë duruar shumë, sepse, ato që ua ka thënë në Parlament zoti Kamberi, nuk kanë mundur ta marrin me mend që vjen dita t'ua thotë një shqiptar”, tha ai.

Analisti tutje thotë që serbët ia kanë frikën Shaip Kamberit, por ia kanë lakminë, për guximin, burrërinë, qëndresën shembullore shqiptare.

Unë besoj se për Kamberin kërcënimet kanë qenë të pritshme dhe aspak të frikshme, sepse, Serbia i ka hak Shaipit e jo Shaipi Serbisë e cila ka degjeneruar dhe është turpi i njerëzimit. Unë nuk mendoj se serbët ia kanë frikën Shaip Kamberit, por ia kanë lakminë, për guximin, burrërinë, qëndresën shembullore shqiptare, nga e cila serbët që i kanë dy kokrra mend në kokë e kuptojnë se, shqiptarët herët a vonë kanë për t'u rikthyer në qendra e tyre etnike, në gjithë Toplicën”, u shpreh Zogaj për “Bota sot”.

Kelmendi: Zëri i z. Kamberi në Parlamentin e Serbisë po kumbon si atentat ndaj politikës neofashiste të klikes së Beogradit

Ndërsa, profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që zëri i Kamberit në Parlamentin e Serbisë është si kambanë për serbët.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, ai ka mbrojtur dy çështje.

Serbia ka qenë dhe mbetët një shtet kriminal dhe që ka pretendime neo-shoveniste ndaj popujve tjerë. Gjuhë tjetër, jashtë asaj shoviniste, nuk e pranojnë. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Shaip Kamberi, ka dy mandate që është në kundërshtim me politikën serbe të shtetit ndaj shqiptarëve si komb. Dhe, dy janë çështjet kryesore që i ka kapur dhe i mbrojtur me fakte z. Kamberi:

1. Republikën e Kosovës dhe

2. Luginën e Preshevës”, shpjegoi profesori.

Në fund, ai thotë që Kamberi do të vazhdoj të jetë zëri i shqiptarëve në parlament për një kohë të gjatë.

Për këto çështje është kundërshtuar në Kuvend dhe është akuzuar si nacionalist, shqiptaro-madh dhe kuptohet kundër shtetit të Serbisë. Pas kërcënimeve në Kuvend nga kriminelët e luftës, Daçiq dhe Vuçiq, është pritur kërcënimi me jetë i z Kamberi. Shovinistët serbë kane vrarë fëmijë, foshnje disa ditëshe, javëve a muajve, nëna shtatzënë, pleq dhe plaka. Këndej nuk është e papritur kërcënimi me jetë i z. Kamberi. Z. Kamberi mund të vrasin apo familjen t'ia dëmtojnë, të likuidohet dhe maltretohet, por z. Kamberi nuk hiqet nga rruga e drejtë. Zëri i z. Kamberi po kumbon kthjelltë dhe drejtë në Kuvendin e shtetit kriminal serb. Ky zë do të dëgjohet tërë kohën sa të frymon z Kamberi”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat