Deputetja e “Guxo”: Njohja reciproke do të ndodhë, kjo nuk ka alternativë

Politika

Deputetja e “Guxo”: Njohja reciproke do të ndodhë, kjo nuk ka alternativë

Nga: A.SH Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 22:14
Jeta Statovci

Dje Kosova dhe Serbia mbajtën takimi për dialog në Bruksel.

Kryeministri Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq siç duket u pajtuan për planin evropian por ata nuk është që nënshkruan ndonjë marrëveshje.

Deputetja e “Guxo” Jeta Statovci një një intervsitë për “Bota sot” ka folur mbi njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk ka alternativë, sepse ndryshe ose duhet normalizuar si në rajon e në BE, ose vazhdon cikli i këtyre problemeve që nuk i konvenonjë askujt.

"Qëndrimi i Kryeministrit Kurti po vazhdon të jetë real. Pra janë reale, parimore dhe të ligjshme, kërkesat për trajtim të barabartë, parimi i reciprocitetit, respektimi i Kushtetutës së Kosovës, mos harrimi i masakrave që shteti serb bëri në Kosovë dhe kërkimi i drejtësisë.

Nuk ka asgjë që Kosova, qoftë përmes Kryeministrit Kurti apo Presidentes Osmani po kërkon që nuk është e drejtë, dinjitetshme dhe e ligjshme dhe në ruajtje të funksionimit të shtetit. Mos të harrojmë, Kosova është ndër vendet e vetmë që të drejtën e saj për pavarësi e ka të dëshmuar dhe legjituar në letër, dhe fillimin e saj e ka me përplot kompromise që e bëjnë kushtetutën tonë, kushtetutën me tolerante në botë.

Për sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk ka alternativë. Ose të normalizuar si rajon e në BE, ose vazhdon cikli i këtyre problemeve që nuk i konvenonjë askujt. Një gjë duhet bërë e qartë, Kosova është realitet i pa kthyeshëm”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat