Pranuan planin franko-gjerman, analisti tregon çka duhet të bëjë Kosova pas takimit Kurti-Vuçiq

Politika

Pranuan planin franko-gjerman, analisti tregon çka duhet të bëjë Kosova pas takimit Kurti-Vuçiq

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 1 mars 2023 Në ora: 16:31
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të hënën me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Në këtë takim palët janë pajtuar për planin franko- gjerman për funksionimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

Shefi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se në takimin që pati kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian.

”Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre sa i përket zbatimit të saj. Kemi një storje të gjatë të marrëveshjes që nuk është realizuar ende, dhe palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ta vazhdojnë zbatimin e saj. Ata shprehën gatishmërinë e tyre, për të zbatuar marrëveshjen, por ende nevojiten negociata të tjera për të përcaktuar modalitete të ndryshme”, ka deklaruar Borrell pas përfundimit të takimit.

Pas, takimit të së hënës analisti amerikan, Edëard P. Joseph, thotë se Vjosa Osmani dhe kreu i ekzekutivit, kryeministri Albin Kurti, duhet të shkojnë në Kyiv për të kërkuar njohjen e Ukrainës nga presidenti ukrainas, Zelensky.

Sipas Joseph, njohja e Ukrainës mund të zhbllokojë rrugën e Prishtinës drejt NATO-s dhe jo vetëm.

Por, sipas analistit politik Faton Mehmeti, në këtë fazë dhe situate lufte nuk është e nevojshme kjo njohje.

Mehmeti thotë se Kosova ka nevojë të njihet nga pesëshja e BE-së.

“Në këtë fazë dhe situatë lufte nuk besoj se është e nevojshme të kërkohet njohja, derisa janë pesë vendet e BE tek të cilat duhet insistuar më shumë njohja. Ambasadori i Ukrainës në Tiranë ka theksuar se njohja do të vjen pas përfundimit të luftës në Ukrainë, me situatën e luftës atje ku po vriten njerëzit çdo ditë. E kuptoj thelbin e arsyetimit të analistit Joseph, por situata aktuale e bën të sikletshme një kërkesë të tillë. Kështu që, Kosova ka nevojë të njihet nga pesëshja e BE, krahas arritjes së marrëveshjes së të hënës, duke përmbyllur një proces të gjatë dha të vështirë të dialogut 12 vjeçar”, deklaron Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ndryshe, në Ukrainë po vazhdon lufta tash e një vjet nga forcat ruse, kurse njohjen e Kosovës pritet ta bëj shpejt.

Deputeti i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KiE), Oleksiy Goncharenko, në janar të këtij viti e ka ripërsëritur deklaratën e tij të mëhershme se shumë shpejt Ukraina do ta njeh shtetin e Kosovës.

Përveç kësaj, ai ka kërkuar nga të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë sa më shpejt një gjë të tillë.

Ai ka thënë se njohja e Kosovës është edhe në interesin e Serbisë dhe qytetarëve të saj.

“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat