Maxharraj i reagon ashpër Mustafës/ Pyetjen që ia bëre presidentes shtroja vetes!

Politika

Maxharraj i reagon ashpër Mustafës/ Pyetjen që ia bëre presidentes shtroja vetes!

Nga: A.SH Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:36
Isa Mustafa

Pas takimit Kosovë-Serbi, dhe pas dakordimit nga ana eKosovës për prapozimin evropian ka reaguar ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai madje, konkretisht iu ka drejtuat presidentes Vjosa Osmani, se a është në dijeni për darkodimin e këtij plani.

“Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?”, ka shkruar ndër tjerash Mustafa.

Profesori Binak Maxharraj ka komentuar mbi reagimin e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Kryetari i përjeteshëm i nderit Isa Mustafa sot i paska dalë kohë ani pse në moshë të shtyer me krroçe në dorë ka reaguar në stilin e tij të dhënat për zhvillimet në Burksel ku u takuan kryeministri I Kosovës dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Lidhur me këtë i humburi dhe maskarej Isa Mustafa i cili njihet për qeverisje te mbrapesht në mandatin e tij i cili insistoi me çdo kushtë që të votohet demarkacioni me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8200 hektar por që deklaronte se Kosova nuk po humbë asnjë meter tokë, por edhe e shkeli me të dy këmbët amanetin e Presidentit historik Ibrahim Ruguva kur ia la amanet LDK se:

“Hashim Thaçin duhet mbajtë larg pushtetit sespe është i rrezikshëm për shtetin”

Por ky matrapaz veproi te kundërtën, doli kundër vendimeve dhe qëndrimeve të votuesve dhe anëtaresisë të LDK të cilat i shkeli me të dy këmbët dhe u bashkua me PDK i bashkoi votat dhe Thaçi u zgjodh president.

Ai sot në sitilin e tij “gjuaje gurin e fshihe doren” iu paska drejtuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit të cilën me të gjitha trambulencat e tij e lagroi nga LDK vetëm pse i kundërshtonte qëndrimet arbitrare. Por, largimi Vjosa Osmanit nga LDK iu hakmorr nga ana e votuesve dhe elektoratit të LDK të cilët e gjujatën LDK së bashku me Isa Mustafën në humnerë. Ky mafioz politik duke e komentuar takimin në Bruksel midis Kurtit dhe Vuqiqit çuditërisht iu paska drejtuar presidentes Vjosa Osmani”, ka thënë ai.

Sipas tij, faji nuk është i Kurtit pse nuk ka njohje reciproke në atë dokument, siç po akuzojnë Lumiri i LDK dhe Vlora e PDK.

“Albin Kurti dje në Bruksel siç dihet e ka pranuar në parim planin franko-gjerman ani pse nuk është krejtesisht në të mirë të Kosovës, por që për të parë në këtë marrëveshje përmendet emërtimi “marrëvshje midis Kosovës e Serbisë” që nënkupton barazi midis dy shteteve e jo si më parë kur ishte emërtimi kur thuhej po diagolohej midis Beogradit e Prishtinë. Me këtë marrëvshje Kosovës i hapen shumë shtigje që të inkuadrohet në organizmat e ndryshëm ndërkombëtar.

Por ish-partia e Isa Mustafës por edhe PDK ia zënë për të madhe Kurtit se pse kjo marrëveshje nuk e ka mbrenda edhe njohjën reciproke. Rreth kësaj më së shumti po lidhet kryetari i LDK Lumir Abdixhiku dhe Vlora Çitaku e PDK. Por sot ymytet lidhur me këtë ua këputi deklarata e emisarit nga Amerika Gabriel Escobar dhe zëdhënësi i BE-së, Peteo Stane kur të dytë si një fjalë deklaruan se: “se dakordimi i Kosovës dhe Serbisë është për normalizimin e marëdhënieve e jo edhe të njohjës reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”. Pra, se pse marrëveshja e sotit nuk përmbanë edhe njohjen reciproke nuk është faji i Kurtit i cili gjithsesi për këtë ka insistuar vazhdimisht, por përgjigje për këtë Lumiri i LDK dhe Vlora e PDK si proamerikan të përbetuar është mirë ta pyesnin emisarin Gabriael Escobar”, deklaron ai.

Në fund, për Mustafën ai thotë se pyetjen që ia ka bërë presidentes Osmani është dashur t’ia bëj vetes, kur në vitin 2015 nënshkoi me dorën e vet marrëvehjen për asociacionin.

“Por ajo se çfarë sot ish lideri i rrëzuar i LDK dëshiron ta pyes Presidenten Vjosa Osmani konsiston në këtë kur thotë:

“Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?”.

Pra, kjo se për çfarë ai i drejtohet presidentes duke e pyetur se a është në harmoni me Kushtetutën, a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet në Kosovë duke aluduar në Asociacionin një etnik serb. Por tashti shtrohet pyetja se pse këtë pyetje ai nuk ia shtronte vetes atëherë kur më 2015 me dorën e vetë e nënshkroi Asociacionin një etnik serb me kompetenca ekzekutive të cilin Gjykata Kushtetuese ia hodhi poshtë me mbi 23 vërejte antikushtetuese. Ky Asociacion i nënshkruar atëherë nga i fundosuri i LDK Isa Mustafa paska qenë në harmoni dhe simerik me komunitetet tjera, që sot po e quajka asimetrik me të drejtat e komunitetet tjera, por sipas Isës po del se vetëm serbët e paskan këtë të drejtë, të cilën sot kur i ka dalë gjumi po e kundërshton”, përmbyll ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat