Profesori: Për Albin Kurtin kjo është fitorja e madhe, ndërsa për Vuçiqin tragjike!

Politika

Profesori: Për Albin Kurtin kjo është fitorja e madhe, ndërsa për Vuçiqin tragjike!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:40
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës tashmë është pajtuar me planin evropian, i cili ndryshe quhet edhe plani franko-gjerman.

Edhe pas takimit në Bruksel që ndodhi, Kosova dhe Serbia nuk u pajtuan që të nënshkruajnë një marrëveshje.

Kjo pasi palët nuk ranë dakord.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që me kohë e ka pranuar dhe është pajtuar me planin francez e gjerman kështu që kritikuesit e Kurtit nuk kanë asnjë bazë logjike e argumentuese të kritikojnë se ai në Bruksel është pajtuar e është dorëzuar para planit franko-gjerman dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, kur në Bruksel nuk pati asfarë marrëveshjesh e nënshkrimesh në mes palëve, vetë deklaratat e përfaqësuesve të BE-së, Borrell e Lajçak thanë se palët nuk kanë rënë dakord dhe se nuk ka asnjë marrëveshje nënshkrimesh, po për këtë mosmarrëveshje u shprehën edhe dy palët kundërshtare presidenti i Serbisë, Vuçiqi, dhe kryeministri i Kosovës, Kurti”, thotë profesori Sulejman Mehazi.

Profesori për gazetën “Bota sot” thotë se, është e dëmshme e gënjeshtruese të thuhet se kryeministri i Kosovës, Kurti, është pajtuar me presidentin e Serbisë, Vuçiqin, kur në fund u pa sesa larg ishin palët ndaj marrëveshjes e nënshkrimeve.

“Nga dhjetë pikat e planit franko-gjerman publikuar nga BE-ja vërejmë se tetë pika janë të papërshtatshme për Serbinë që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës, me mospengimin e Kosovës nga Serbia në nivelet më të larta ndërkombëtare botërore, OKB, BE, NATO etj. kurse nga njëmbëdhjetë pikat vetëm dy janë të sikletshme për Kurtin, njohja e asociacioneve të pakicës serbe dhe të kishave serbe”, thotë ai.

Ai shton se Serbia duhet të pajtohet me njohjen e Kosovës.

Sipas tij, me këtë Serbia largohet nga apetitet e territoreve shqitpare.

“Pikat obliguese të planit franko-gjerman më shumë kanë peshë pakënaqësie për Vuçiqin sesa për Kurtin, për shkak se Serbia duhet të pajtohet për njohjen e Republikës së Kosovës dhe me këtë njohje Serbia njëherë e përgjithmonë largohet nga apetitet e territoreve shqiptare, njohja e Kosovës për presidentin e Serbisë do jetë vdekjeprurëse e katastrofike”, pohon ai.

Ai shton se për Kurtin njohja nga Serbia do të jetë fitore e madhe.

“Për kryeministrin Kurtin njohja e Kosovës nga Serbia do jetë fitore e madhe në krahisim me humbjen e vogël të asociacioneve të komunave serbe të nënshkruar nga prontot e lëdkëistët e Isa Mustafës më 2015”, thotë ai.

“Për Vuçiqin tragjike do jetë njohja e Kosovës, kurse për Kurtin asociacionet do jenë të turpshëm për nënshkruesin e mëparshëm të Isa Mustafës më 2015-n”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat