“Merre ose lëre”-Vuçiq iku pa nënshkruar në Bruksel, kritikohen ashpër Borrell e Lajçak

Politika

“Merre ose lëre”-Vuçiq iku pa nënshkruar në Bruksel, kritikohen ashpër Borrell e Lajçak

M.Lakna Nga M.Lakna Më 3 mars 2023 Në ora: 08:13
Takimi trepalësh, 27 shkurt

Publicisti Binak Maxharraj konsidreon se marrëveshja për planin franko-gjerman e prezantuar në takimin e 27 shkurtit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ëshë njëra nga ngjarjet më të rëndësishme e arritur deri më tani për Kosovën këto tri dekada.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova për herë të parë avancohet në shtetndërtim, ndonëse Maxharraj thotë se e njëjta i ka edhe disa të meta.

“Këtë marrëveshje kryeministri I Kosovës e ka pranuar dhe ka pritur të nënshkruhet nga të dy palët pasi që edhe Kosova, por edhe Serbia u pajtuan duke e pranuar verbalisht marrëveshjen. Kjo u arrit në bazë të asaj sespe kjo marrëveshje ishte trajtuar si marrëveshje: Merre ose lëre. Por, ndodhi e papritura, derisa Albin Kurti priste të nënëshkruhet, këtë nuk e bëri Aleksandër Vuçiqi i cili si gjithë herë e tregoi fytyrën e tij mashtruese, sespe është një genjeshtër dhe mashtrues ordiner. Iku,pa e nënshkruar marrëveshjën i la me gishta në gojë edhe Borellin, Lajçakun por edhe Escobarin të cilët në shumë biseda që patën me Vuçiqit i bindi (por i mashtroi) se nuk do të bëjë pengesa. Por,u doli dardhë me bisht?!”, ka thënë Prof. Dr. Binak Maxharraj për “Bota sot”.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Sipas tij, Vuçiqi i bëri bisht marrëvshjes, nuk e nënshkroi, iku si hajni dhe e tregoi fytyrën e tij të vërtetë prej mashtruesi.

“Josep Borreli dhe Misoslav Lajçak-u është dashur të mos e lejojnë të ikte, thjeshtë është deshur si kafsha të lidhet për radiatori deria sa ta nënshkruajë sepse parimi i takimit ishte i qartë: Mere ose leje.

Pra, thjeshtë siç po shihet mashtruesi Vuçiq veç e përforcoi mashtrimin e tij, sespe pranimin e shnëdrroi në mashtrim. Këtë e ka bërë sepse Vuçiqi nuk e ka në mendje të nëshkruajë ndonjë marrëeveshje me Kosovën, por për te përfituar nga Kosova.

Është e çuditeshme se si Borell, Lajçak por edhe Escobar mbetën me gishta në gojë me mashtrimin që ua bëri Vuçiq”, ka thënë ai.

Për profesorin, është e papranueshme kjo heshtje varri e tyre.

Si është e mundshme që asnjëri nga ata te mos e thotë asnjë fjalë për për ikjen e tij nga marrëveshja duke e mos nënshkruar. Pse në këtë menyrë Vuçiq ua mbylli gojën dhe ata mbetën si pulat e lagura. Ky mos reagim më së paku nuk i shkon përshtat Escobarit, i cili bënte be në Vuçiqin.

Ky është mjerim diplomatik, por edhe intelektual, por edhe frikacak i tyre”, ka potencuar Maxharraj.

Sipas tij, të merret me mend sikur Kurti të vepronte si Vuçiqi, Borrel, Lajçak-u e në veçanti Escobar-it, jo që do të reagonin, por edhe do te kërcënonin Kurtin.

“Ky është mjerimi dhe ndërgjegjja e tyre e papastër si ndërmjtësuese në dialogim”, ka përfunduar profesori.

Ndryshe, takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është caktuar të mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat