Mijëra e mijëra fakte të krimeve serbe në Kosovë, padia shtetërore askund - Vjen kërkesa urgjente për Qeverinë Kurti

Politika

Mijëra e mijëra fakte të krimeve serbe në Kosovë, padia shtetërore askund - Vjen kërkesa urgjente për Qeverinë Kurti

M.Lakna Nga M.Lakna Më 3 mars 2023 Në ora: 12:14
Foto ilustrim, krimet e luftës në Kosovë

Kosova tashmë ka hyrë në një fazë mjaft të rëndësishme sa i përket përmbylljes së dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Tashmë ka the një plan mbi bazën e të cilit po synohet të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

Bëhet fjalë për plani franko- gjerman që ka 11 pika. Por, që në asnjërën nga to nuk e specifikon cështjen e krimeve që Serbia i ka kryer Kosovë gjatë luftës.

Image
Rexhep Torte

Në lidhje me këtë, për gazetën “Bota sot”, ka folur publicisti dhe veprimtari, Rexhep Torte.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ushtojë padi ndaj Serbisë për gjenocid, dhe Aleksandër Vuçiqit e Ivica Daçiqit për krimet e kryera.

Sipas tij, Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë për detyre kombëtare e njerëzore që sa më parë ta padisin Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“T’i padisin edhe kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq si bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq.

T’i padisin edhe të gjithë kriminelët serbë të cilët kryen krime në Kosovë dhe që njihen me emër e mbiemër.

Paditë e sipër theksuara ndaj Serbisë gjenocidale dhe ndaj kriminelëve serbë, do të kenë efekt të madh shumë dimensional denigrues tբ Serbisë gjenocidale para botës.

Është e pafalshme, anti kombëtare, anti njerëzore dhe mëkat i madh, që qeveritë e derisotme në Kosovë kanë neglizhuar ngritjen e këtyre padive kundër Serbisë gjenocidale.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij në këtë fillim - vit duhet ta ketë detyrë mbi detyrat ngritjen e padive kundër Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve të saj”, ka thënë ai.

Për publicistin Torte, mos-ngritja e padisë ndaj Serbisë gjenocidale, tregon pa mëdyshje se Kosova është e paaftë t’i del zot vetes së saj.

Se Kosova është e paaftë t’i del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e dëshmorëve të Kosovës që e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Se Kosova është e paaftë t’i del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e mijëra e mijëra viktimave të pafajshme shqiptare, që ishin pre e krimeve serbe në Kosovë.

Se Kosova është e paaftë t’i del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e mijëra e mijëra motrave tona shqiptare, që ishin pre e dhunimeve shtazarake e makabre të ushtarëve, paramilitarëve dhe policëve serbë.

Se Kosova është e paaftë t’u del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e 1643 shqiptarëve që Serbia kriminale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Se Kosova është e paaftë t’u del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e mijëra e mijëra shqiptarëve nga Kosova që Serbia gjenocidale i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe transportoi e i varroi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve”, ka shtuar ai.

Publicisti Torte vlerëson se është e pafalshme dhe turp i madh për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët të lejohet që Serbia gjenocidale ta mashtrojë botën me rrena, duke mos i pranuar krimet e kryera në Kosovë.

“Përkundër 400 masakrave, duke e mohuar edhe masakrën e Reçakut, të cilën në vend të ngjarjes e konfirmoi Ëilijam Ëalker- asokohe ambasadori i OSBE-së, është e pafalshme dhe turp i madh për Kosovën që duke i pasur mijëra e mijëra fakte të krimeve serbe në Kosovë, gjer më sot nuk e ka ngritur një muze për krimet serbe në Kosovë, apo që intitucioni përkatës ende nuk e ka bërë digjitalizimin e krimeve serbe në Kosovë.

Me këtë rast, po e ritheksojmë, për të satën herë se, është e pafalshme dhe turp për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët, që ende nuk e kanë themeluar një grup pune për të hartuar projektin për botimin e librit me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, si përgjigje librit serb gënjeshtar me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”, që Serbia gjenocidale e botoi në vitin 2020 ne gjuhën angleze dhe e shpërndau nëpër botë, libër përplot më rrena dhe falsifikime të historisë.

Kosova duke e paditur Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë, duke i paditur kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, dhe tërë kriminelët e tjerë serbë që njihen, si edhe duke e botuar librin “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, do t’ua lehtësojë shpirtin familjarëve dhe miqve të viktimave të gjenocidit serb, do t’ua lehtësojë shpirtrat dëshmorëve të lirisë dhe viktimave të pafajshme shqiptare të gjenocidit serb në Kosovë.

Ky është amanëti dhe kjo është detyra jonë që mund ta kryejmë pa ndihmën e askujt nga ndërkombëtarët, dhe për të cilën nuk kemi nevojë që ta pyesim askënd, veç zëmrës dhe ndjenjave tona kombëtare shqiptare”, ka potencuar ai.

Torte ka thënë se kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, për një kohë sa më të shkurtër duhet të njoftojnë se kanë paditur Serbinë për gjenocid.

“Kërkojmë nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij që për një kohë sa më të shkurtër të japin një njoftim publik për çështjet e sipër theksuara, a po punohet në to dhe gjer ku ka arritur përgatitja.

Dialogu me Serbinë gjenocidale ka dëshmuar se Kosova ka dhe do të ketë edhe shumë punë me Serbinë gjenocidale, ndaj padia ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, padia ndaj Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit dhe kriminelëve tjerë serbë, krijimi i një muzeu të luftës në Kosovë, digjitalizimi i krimeve serbe në Kosovë dhe botimi i librit ‘Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, janë nga më të domosdoshmet dhe nga më urgjentet që ne duhet t’i kryejmë sa më shpejt sepse jemi shumë të vonuar”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat