“Revolucion i opozitës”, analisti tregon qëllimin e vërtetë të protestave opozitare

Politika

“Revolucion i opozitës”, analisti tregon qëllimin e vërtetë të protestave opozitare

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 3 mars 2023 Në ora: 16:00
Pamje nga protesta

Opozita shqiptare nuk ndalet së protestuari kundër kryeministrit Edi Rama nën akuzën e përfshirjes në aferën “Mc Gonigal”.

Një protestë tjetër është mbajtur sot, ku qindra protestues ishin mbledhur në bulevard, ndërsa një pjesë tjetër protestuan para Gjykatës, aty ku po merrej vendimi për vulën e PD-së.

Pas dy orësh protestë, opozita e përfundoi atë për shkak të shiut.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në përfundim të tubimit, tha nga oborri i selisë blu se protesta tejkaloi çdo parashikim.

“E jashtëzakonshme, në të gjitha kushtet kjo protestë tejkaloi çdo parashikim timin.

Protesta tejkaloi çdo parashikim dhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm”, u shpreh kryedemokrati.

Analisti politik, Ilir Vata, thotë se protesta e ka qëllimin e vërtetë “revolucionin” e Berishës.

Sipas tij, nuk ka protestë për të rrëzuar qeverinë, por presion ndërkombëtarëve për t’i hequr njollën Berishës.

“Revolucioni i opozitë për t’i hekur njollën Berishës! Protesta e opozitës fsheh qëllimin e vërtetë të “revolucioni”, protesta e paralajmëruar për të dorëhequr Edi Ramën, ka pas fokusin e Berishës për të legjitimuar vetën si kryetar zyrtar të PD-së, sepse në të njëjtën orë zhvillohet edhe Gjyqi në Gjykatën e Apelit për të vendosur fatin e PD-së. Pra në Gjykatë e Apeli, varet fati i vulës dhe logos së PD-së, pra kjo protestë është presion ndaj gjykatës që ta detyrojë atë që të legjitimojë Berishën për të arritur qëllimin e tij madhore, heqjen e njollës nga SHBA, i shpallur tashmë non grata për korrupsion madhor deh minues i demokracisë. Protesta e Berishës me revolucionin e shpallur fsheh të vërteten e madhe, se nuk ka protestë për të rrëzuar qeverinë, por presion ndërkombëtarëve për ti hequr njollën Berishës”, ka deklaruar Vata për “Bota sot”.

Image
Ilir Vata

Kujtojmë se, Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

Seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore do të shqyrtojë ankimimin e Alibeajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Pasi gjykata nuk dha vendim për kërkesës paraprake të Ivi Kasos, iu dha e drejta palës tjetër të parashtrojë deklarimet e veta.

Edhe Oerd Bylykbashi që po flet tani në gjykatë pretendon se argumentet e Alibeajt nuk qëndrojnë sepse nuk ka tagrin për të qenë ankimues.

Duke mos u pranuar ankimimi mund të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë.

“Seanca po shkon drejt fundit sa i përket parashtrimit të argumenteve, por mbete për tu parë nëse gjykata do të tërhiqet për të dhënë vendimin sot, apo do kërkojë më shumë kohë dhe do të vendosë nesër. Megjithatë kjo gjykatë zakonisht vendimit i ka dhënë menjëherë sapo ka dëgjuar argumentet, të pakta janë rastet kur ka ndodhur e kundërta. Palët presin që vendimi të jepet ditën e sotme”, ka deklaruar Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat