Ekspozita e bashkëshortes së emisarit Escobar në Beograd, analisti “ngrit dyshimet”

Politika

Ekspozita e bashkëshortes së emisarit Escobar në Beograd, analisti “ngrit dyshimet”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 4 mars 2023 Në ora: 08:50
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidenti serb Aleksander Vuciq

Asociacioni dhe formimi i tij vazhdon të kërkohet me ngulm nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”.

Në anën tjetër, analisti politik, Binak Maxharraj, bën një ndërlidhje “interesante” të Escobarit dhe miqësisë, siç e quan ai me Serbinë.

Maxharraj përmend ekspozitën e gruas së emisarit Gabriel Esobar, Eleizabeth Esobar në Beograd, duke thënë se kjo ekspozitë vë në pah miqësinë me Vuçiqin dhe Serbinë.

“Ekspozita e Elizabeth Escobar në Beograd: koinçidencë apo rastësi?! /Kjo ekspozitë vë në pah më së miri miqësinë e Escobarit me Vuçiqin dhe Serbinë. Ministria e Jashtme e Serbisë promovoi zyrtarisht një ekspozitë të organizuar në bashkëpunim me Elisabeth Escobar, bashkëshorten e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor. Sipas asaj se çfarë deklaroi bashkëshortja e Gabriel Escobar se ajo qenka një artiste dhe thotë se ka jetuar në ”Rusi, Argjentinë, Republikën Çeke, Itali, Portugali, Bolivi, SHBA dhe aktualisht në Serbi”. Dhe nga kjo del se ajo dhe Escobar kanë miqësi më Serbinë të cilët e flasin mirë gjuhën serbe. Por ajo mes tjerash thekson se “mezi pres t’ju ndihmoj në këtë proces”. Kujt?! Sigurish ka menduar në proceset politike, sepse ekspozitat nuk konsiderohen si procese. Vërtetë a është kjo një rastësi apo koincidencë që kjo ekspozitë të ndodhë bash këto ditë kur po bëhen përvijime të mëdha politike midis Kosovës dhe Serbisë ku në qendër të vëmendjes është edhe emisari i DASH Gabriel Eskobar i cili me qëndrimet e tij gati skandaloze më shumë po i “laritet” Vuçiqit duke mos dëgjuar nga ai asnjë të vërtetë, por gënjeshtrat e tij kundër Kosovës më ç’rast Escobar, tha edhe vetë se ”pozita e serbëve në Kosovë nuk është e mirë ”duke i komentuar barrikadat në bllokimin e rrugëve në veri të Mitrovicës të vendosura sipas skenarit të vetë Vuçiqit me ndihmën e kriminelit Radojçiq”, ka deklaruar Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai pyet sesi është e mundur që Esobar t’i harrojë krimet dhe gjenocidin në Kosovë dhe pse nuk kërkon që Serbia ta largojë Kosovën nga kushtetuta e saj dhe t’i zbatojë marrëveshjet tjera.

“ Si është e mundur që z. emisar Gabriel Escobar t’i besoi njeriut kur e ka përball një kriminel lufte që ka bërë krime dhe gjenocid në Kosovë dhe në mbarë ish-Jugosllavisë siç është Aleksandër Vuçiq. Mos vallë Escobar i ka harruar krimet dhe gjenocidin në Kosovë për të cilat Amerika u involvua në luftë për ta shpëtuar një popull nga asgjësimi total i cili vritej dhe deportohej me dhunë nga Kosova, apo ndoshta e lidhë diçka miqësore më Serbinë dhe mu për këtë arsye Vuçiqit gjatë takimit me të nuk ia përmend asgjë nga këto, por as që kërkon nga Serbia të hiqet Kosova nga kushtetuta e Serbisë, as që kërkon nga Serbia se pse nuk i zbaton mbi 25 marrëveshje të bëra midis Kosovës dhe Serbisë, por e ka lidhë “qykën” dhe insiston ne Asociacionin një etnik serb i cili po të bëhet në çfarëdo forme dhe është kërcënim permanent për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka pohuar analisti.

Shembulli në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe funksionimi atje, sipas Maxharrajt, duhet të jetë mësim që të mos përsëritet gabimi i njëjtë në Kosovë.

“Një shembull të këtillë Escobar e ka veç në Bosnje ku është de faco e krijuar ”Republika Srpska” e cila ishte projekt amerikan kur në Dejton në vitin 1995 me insistimin e Millosheviqit B dhe H u nda në baza etnike, për çka edhe vetë ideatori i Dejtonit Richard Holbrokke deklaroi më pas se ishte një gabim fatal. Këtu edhe duhet të marrë mësim edhe Amerika, e sidomos emisari Gabriel Eskobar që të mos përsëritet i njëjti gabim. Kurse nga ana tjetër në Kosovë në vend se të ndihmojë, siç e ka për detyrë ai më shumë kërcënon qeverinë e Kosovës kur ajo insiston në refuzimin e realizimit të marrëveshjeve me Serbinë, por ngulë këmbë vetëm në Asociacionin një etnik serb që është fatal për Kosovën dhe i cili do ta këtë fatin sikur në B e H”, ka vazhduar Maxharraj.

Ekspozita e bashkëshortes së Escobar në Beograd nuk është rastësi, thotë Maxharraj, gjersa shton se kjo është bërë qëllimisht nga Serbia.

“Escobar shkon edhe më tutje rreth këtij Asociacioni kur haptas e kërcënon qeverinë e Kosovës dhe në veçanti kryeminisrin Kurti se dialogu sipas tij nuk bëhet midis ”një individi dhe partie, por midis Kosovës dhe Serbisë” që është skandal diplomatik sui generis dhe një injorim i shtetit të Kosovës duke theksuar se “ne do te gjejmë rrugë tjera alternativë” të cilat siç duket s’po mund t’i gjejë, sepse ai duhet të ketë kuptuar se çdo marrëveshje duhet të kalojë përmes qeverisë së Kosovës, e jo përmes disa grupeve të cilat populli në votimeve të fundit i ka hedhë në humnerë. Edhe kjo ekspozita e artistes, e bashkëshortes së Gabriel Escobar e organizuar, jo rastësisht, por qëllimisht nga ana e Serbisë nuk është e ndonjë rasti, por e qëllimshme mbas për të trashë miqësinë e mëtejme midis tyre. Kjo u pa qartë në të gjitha takimet e Esobarit me Vuçiqin, i cili gënjente dhe mashtronte Escobarin dhe ky hiç më pak i besonte. Por këtij besimi Escobarit së shpejti do t’i dalë dardhë me bisht”, ka përfunduar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat