Përballja me Albin Kurtin, Halil Geci paralajmëron rrëzimin e Vuçiqit – kjo është arsyeja

Politika

Përballja me Albin Kurtin, Halil Geci paralajmëron rrëzimin e Vuçiqit – kjo është arsyeja

Nga: N. Shaqiri Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:50
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka kritikuar ish-pushtetarët e kaluar të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen për asociacionin.

Geci thotë se, ish-qeveritarët ia sollën Kosovës asociacionin dhe autonominë e kishave.

Ai pohon se, zyrtarë të BE-së, që ndërmjetësuan bisedimet, paralajmëruan takime të reja midis kryeministrit Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit për modalitetet e zbatimit të Marrëveshjes.

“Por me sa duket Kurti ia preu biletën Vuçiqit për në amshim ashtu siç ia preu Hashimit, Isës, Agim Veliut, Avdulla Hotit, Abdixhikut dhe të tjerëve. Sipas zhvillimeve që ndodhën në Bruksel, Vuçiq mezi që e kaloi fazën e parë të bisedimeve e nisur nga BE-ja me qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke ja serviruar Vuçiqit planin franko-gjerman”, thotë ai.

Sipas tij, me të pa Vuçiqi që i janë sosur rrenat nuk i ka mbetur tjetër pos të ikë nga pushteti.

Vuçiqi do të rrëzohet me protesta e që më nuk do të kthehet në pushtet shkaku i dorëzimit nga plani franko gjerman dhe nga përballja në negociata me Albinin. Kosova e cila po e përjeton barren e tradhtive që ia kanë lënë tradhtarët e dy partive PDK-së dhe LDK-së duke na i sjellur zajednicën dhe autonominë e manastireve”, shton ai.

Sipas tij, kjo tradhti po sillet mbi kokën e kombit.

“BE-ja kërkon t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më sot që janë nënshkruar e që nuk janë zbatuar, përfshirë këtu edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe autonominë e manastireve të cilën Kosova, deri më tash, ka refuzuar ta themelojë. Këto dy tradhti duke mos i llogaritur faljen e tokës Malit të Zi në një anë dhe Maqedonisë në tjetrën anë, si dhe vrasjet, hajnitë dhe plaçkat që ja kanë bërë këtij vendi, edhe Rankoviqi po të ishte në krye të qeverisë dhe shtetit nuk kishte ditur të ia bëjë më zi këtij vendi”, thekson Geci.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe autonomia e manastireve është kafshatë që nuk kapërdihet, këto marrëveshje të nënshkruara e kanë minuar shtetin Kosovës, duke anshkaluar vërejtjet e gjykatës kushtetuse.

“Dhe pikërisht këtu thyhen shpatat në mes Kurtit dhe të gjithë atyre që e kanë formuar këtë asociacion dhe të gjithë atyre që tentojnë ta imponojnë shpërbërjen e atdheut duke e formuar një srbska republikë e ngjashme me ate të Bosnjes, mu kjo ishte arsyja pse nuk pati ndonjë përparim në bisedimet midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtura më 27 shkurt në Bruksel”, shton ai.

Tutje ai pohon se, Vuçiqi dhe Kurti thanë se janë pajtuar me përmbajtjen e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk e nënshkruan atë.

Kjo i bjen se me 27 shkurt nuk pati progres drejt arritjes së një marrëveshjeje finale, “por vetëm shtyrje të mosmarrëveshjeve për t’u diskutuar me aneksin e zbatimit”. Edhe pse presioni  perëndimorë mbi Beogradin dhe Prishtinën ishte shumë i madh që të pronohet asociacioni dhe plani franko gjerman, deklarimi i  Joseph Borrell se ka pasur sukses për propozimin e marrëveshjeve po duket shumë i pavertetë”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat