Paralajmëron juristi: Marrëveshja me Serbinë mund të jetë si plani i Dejtonit për Bosnje

Politika

Paralajmëron juristi: Marrëveshja me Serbinë mund të jetë si plani i Dejtonit për Bosnje

Nga: Nehat Shaqiri Më: 4 mars 2023 Në ora: 16:57
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Marrëveshja franko-gjerman është pranuar në tërësi nga Kosova.

Kështu shprehet juristi dhe analisti politik Blerim Burjani, i cili shton se tashmë është ofruar edhe nënshkrimi i saj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Burjani thotë se këtë marrëveshje e refuzoi presidenti serb Aleksandër Vuçiq, pasi nuk ka vendos nënshrkimin e tij.

“Borel është mbështetur në parimin e besimit se palët kanë konfirmuar gojarisht këtë, por përderisa nuk ka nënshkrim nuk ka as marrëveshje në kuptimin legal dhe obligativ”, thotë Burjani.

Sipas tij, plani është i favorshëm për Kosovën.

“Përveç pikës 10 të kësaj marrëveshje, ku flitet për marrëveshjet e kaluara që duhet të zbatohet, ku hynë edhe Asociacionit, të tjerat janë në rregull. Po ashtu njohja reciproke nuk përmendet, Serbia e ka për qëllim me themelu asocaicionin etnik me kompetenca të qarta ekzekutive, kurse Kosova e do njohjen reciproke”, pohon ai.

Burjani pohon se këto dy tema janë të diskutueshme dhe pa zbatim të këtyre çështjeve nuk ka marrëveshje finale.

“Njohje të Kosovës nuk e ka në plan as Serbia e as Bashkësia Ndërmombëtare që të insistojnë. Pra kjo ka mbetur pezullë e pa njohuri adekuate se a do të ndodhë ndonjëherë a jo. Pra BE dhe SHBA vet kanë hequr njohjen reciproke nga marrëveshja franko-gjermane”, shton ai.

Burjani pohon se, asociacion etnik serb nuk do të ketë, por një lloj asociacioni me emërtim tjetër.

“Tash mund të ketë çfarëdo asociacioni që pritet të ndodhë dhe që qartëson planin zbatues. Ende ka shumë punë për të bërë dhe marrëveshja e përkohshme mund të ndodh deri në fund të vitit. Marrëveshja aktuale e përkohshme nëse nënshkruhet nga palet do të mbetet në fuqi ndoshta përgjithmonë, ngjashëm si plani i Dejtonit për Bosnjen, nuk ndryshon nëse zbatohet drejt dhe mund të mos ketë interesim për arritjen e marrëveshjes tjetër”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat