Krasniqi tha se bijtë e martirëve po e lëshojnë Kosovën për shkak të keqqeverisjes/ I vjen një kundërpërgjigjje e ashpër - ja çfarë i përmendet!

Politika

Krasniqi tha se bijtë e martirëve po e lëshojnë Kosovën për shkak të keqqeverisjes/ I vjen një kundërpërgjigjje e ashpër - ja çfarë i përmendet!

Nga: M.Haziri Më: 4 mars 2023 Në ora: 18:55
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se të bijtë e dy martirëve, po detyrohen ta lëshojnë Kosovën për shkak të keqqeverisjes.

Bëhet fjalë për Bekim Prendin, i biri i martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës si dhe për Domeniku Prendin, të birin e Sokol Prendit.

“Bekim Prendi, 24 vjeçar, djali i martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, po e lë Kosovën për të emigruar në Gjermani. Bekimi, i cili nuk ka arritur ta njoh fare babanë e tij, të vrarë nga forcat serbe, i zhgënjyer dhe i pashpresë si pasojë e keqqeverisjes po detyrohet t’i kthejë shpinën familjes dhe atdheut”.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur profesori Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se Krasniqi ka ardhur në postin që posedon sot sipas direktivave të liderëve të mëparshëm të PDK-së.

Image
Binak Maxharraj

Vërtet është e dhembshme kur vetëm edhe një njëri vendosë të lëshoi atdheun për kushte jo të mira jetesës, e aq me tepër kur këtë e bëjnë të bijët e martirëve. Por, si duket kryetari aktual i PDK i cili edhe nuk ka një dije dhe mençuri politike sepse në atë post ka ardhur rastësisht sipas direktivave të liderëve të mëparshëm të PDK-së”, u shpreh ai.

Analisti më tej numëron arsyet që PDK ka dëmtuar Kosovën dhe ka detyruar të rinjët të largohen nga vendi.

PDK bëri dialog të turpshëm me Serbinë e Vuçiqit të cilët edhe e vendosën vendin në pazare për ta ndarë me Serbinë,duke diagoluar me Serbinë në atë mënyrë saqë nuk kanë guxuar t’i kërkojnë as guxim falje Vuçiqit për krimet dhe masakrat dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, bile ishe edhe aq sa që shkonin edhe më larg saqë thonin se me Serbinë duhet me u pajtu sespe krimet qenkan vjetru sepse paskan kaluar mbi 20 vite,por dihet se krimet e luftes, gjaku nuk harrohet kurr, ani pse këta nuk kërkuan llogari për asgjë çfarë Serbia ka bërë gjatë luftes, por e lëshuan Serbinë dhe Vuçiqin duke e konsideruar veriun si njëfarë “El Dorado” ku lulëzonte krimi i organizuar,korrupsioni dhe shumë marifete tjera në vend se të bëjnë të kundërtën që se bënë kurr”, shpjegon profesori.

Në fund, ai thekson që pushtetarët e atëhershme në pushtet nuk e kishin gajlen për mirëqenien e popullit.

Këto janë arsyet se pse nga Kosova iken masovikisht aq shumë njerëz të papunë për të kërkuar paranë e bukës për fëmijët e vet sepe pushtetarët e atëhershme në pushtet nuk e kishin gajlen për mirëqenien e popullit për të vetëm për tu bërë milionarë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat