Pse Abazi ‘shpërtheu’ kundër Kurtit/ Analisti zbulon arsyet e deklarimeve të tij

Politika

Pse Abazi ‘shpërtheu’ kundër Kurtit/ Analisti zbulon arsyet e deklarimeve të tij

Nga: A.SH Më: 4 mars 2023 Në ora: 20:55
Albin Kurti dhe Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që para disa ditësh mbronte “ngjyrat” e VV-së, Haki Abazi, në një status ka hedhur disa tallje në drejtim të kryeministrit Kurti.

Abazi ia ka përmendur Kurtit qenin tapall në QKUK, që tanimë ai e përdorte si metaforë në premtimet e tij në fushatën elektorale

Poashtu ai përmendi edhe shprehjen tjetër të Kurtit, kur akuzonte ish-presidentin Thaçi se ka vendosur “thikat mbi harta”.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, ka komentuar vazhdimësin e deklarimeve të deputeti Haki Abazi.

Ai ka thënë edhe pse Abazi ka shprehur pakënaqësit e veta, shton se ai më së paku mund të jetë i pakënaqur me pozitën të cilën e ka pasur si zyrtar i shtetit.

“Zyrtarët e lartë shtetëror duhet të jënë shumë të kujdesshëm në paraqitjet e tyre publike, e veçmas kur ato nuk janë shumë të argumentuara. Disa deklarime po bëhen për qëllime të caktuara karrieriste politike apo për zhvendosur vëmendjen e opinionit aty ku më së paku duhet. Ka qe disa kohë që po dëgjojmë deklarimet përmes konferencave për media të deputetit nga radhët e LVV, Haki Abazi. Është interesant të komentohen se ku qëndrojnë pakënaqësitë e Abazit, apo pse po kemi deklarata të tilla të tij? Ai më së paku mund të jetë i pakënaqur me pozitën të cilën e ka pasur si zyrtar i shtetit. Ishte për pak kohë edhe zëvendës-kryeministër, pastaj deputet në Kuvendin e Kosovës, pozita këto që ja kishte dhënë LVV. Të thëmi se Abazit po i interesojka aq shumë fati i zhdukjes të provave të Astrit Deharit, edhe kjo duket diskutabile. Madje, ai në në konferencë për gazetarë lëshoi akuza të rënda në adresë të kryeministrit Albin Kurti, Albulena Haxhiut, e disa të tjerëve”, thotë ai.

Sipas tij, për të gjitha akuzat qp iu bënë Kurtit e Haxhiut, ai u demantua, duke shtuar se nëse ka prova për vdekjen e Deharit ai duhet t’i deponojë në gjykatë

“Abazi u demantua shpejt nga kryeministri Kurti dhe nga Haxhiu, në pretendimet e tij lidhur me rastin Dehari. Ata kërkuan që nëse Abazi ka prova le t’i deponojë ato në gjykatë. Deputeti Abazi i dërgoj edhe një letër Kurtit se ndahen rrugët politike të tyre. Në letër të Abazit kemi edhe akuzë lidhur me temën e Asociacionit. Sipas Abazit, Kurti ka pranuar ‘Zajednicën’ dhe ka vazhduar rrugën e njëjtë me ata që janë në opozitë-konfidenciale, duke e quajtur hiprokrizi, e unë them që nuk përkon më të vërtetën”, shprehet tutje ai.

Në fund, Mulliqi thotë si Abazi me këto deklarata po shpreh vetëm mllefin pse ai nuk është në një post më të lartë politik, duke nënvizuar se më së shumti i ka bërë sherr vetes me këto deklarime.

“Ai duke e kritikuar Kurtin përpiqet të elaboron planin franko –gjerman, por që këtë gjë nuk e bënë në mënyrën e duhur. Ky interpretim i planit nga ana Abazit, që ka të drejtë secili me zbërthy, por jo natyrisht ashtu si dëshiron vet, por se çka në fakt përmban plani. Nga letra e Abazit shihet se ai më shumë shpreh mllef dhe pakënaqësi pse ai nuk është në një post më të lartë politik, apo që nuk është personi kryesor që do të udhëheqte bisedimet me Serbinë, e që nuk e ka takatin. Nuk është aspak korrekte në reagimin e Abazit, se ai lëshon kritika edhe deri dje ndaj bashkëpartiakëve të vet, duke thënë se Kurti i ka larguar përkrahësit e devotshëm, dhe po i mban afër njerëzit e korruptuar, por duke mos ofruar më shumë fakte. Kur njeriu lëshon akuza të tilla duhet ta ketë medeomos mbulesën ose të përgjigjet para organeve përkatëse.

Deputeti Abazi po të ishte parimor politikisht se ishte në partinë që ka pushtetin, nuk do të ishte dalur me paraqitje të tilla, pikërisht në kohën kur po zhvillohen bisedime të zorshme për Kosovën, me palën serbe. Ky është parim moral politik që duhet pasur secili parasysh, që gjendet në pozita të larta shtetërore. Dhe, deklarimi tjetër i Abazit kur thotë “Nese Thaçi ka vu thika për ndarjen të Kosovës, Kurti po vënë thika mas shpine të bashkëpunëtoreve”. Unë nuk po e kuptojë fare vuarjën e një paralele të tillë të Abazit. Unë nuk dua të mbrojë askënd nëse vërtetë duhet të kritikohet dikush për mos punën apo gabimet politike, por Abazi duket se po i bënë këto jo për shkaqe parimore, por në tentim për ta dëmtuar politikisht LVV dhe kryeministrin Kurti. Ai më së shumti i ka bërë sherr veti e askujtë tjetër. Abazi nuk është i njohur shumë për opinionin publik të Kosovës, që të bën dëme politike Kurtit apo njerëzve të cilët i ka apostrofuar”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat