“Gracka tragjike e Vuçiqit”, vjen thirrja për Kurtin: Mos e prano këtë gjë, Kosova mund të ‘cungohet’!

Politika

“Gracka tragjike e Vuçiqit”, vjen thirrja për Kurtin: Mos e prano këtë gjë, Kosova mund të ‘cungohet’!

Nga: A.M. Më: 4 mars 2023 Në ora: 22:34
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.

Në tryezë të diskutimeve kishin një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, që u titullua “Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.

Mirëpo, nuk kishte nënshkrim të dokumentit për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, që do të kërkojë me shumë bisedime.

Kurti, para mediave, deklaroi se ndonëse pati dakordim, marrëveshja nuk u nënshkrua pasi pala tjetër [Vuçiq], nuk ishte e gatshme.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” foli rreth refuzimit të nënshkrimit të planit franko-gjerman nga ana e presidentit serb.

Sipas tij, Vuçiqi dhe Serbia qëllim kryesor kanë mashtrimin e Kosovës, por që popozimi evropian u aka humbur kontrollin.

“Vërehet fare mirë se çfarë qëllimesh ka Vuçiqi dhe Serbia, ku përqëndrimi i tyre është vetëm tek mashtrimi i Kosovës, për ta futur edhe njëherë në ndonjë grackë tragjike.

Plani franko-gjerman, Vuçiqit, ia ka humbur kontrollin, kur thotë se, ne jemi të gatshëm të vazhdohet dialogu me Kosovën, por kurrsesi ky vend të lejohet nga Serbia, që të jetë pjesë e kombeve të bashkuara.

Në bazë të planit franko-gjerman, i cili propozohet nga BE, dhe mbështetet nga SHBA-të, kur palët janë të vetëdishëm se respektimi i integritetit dhe sovranitetit teritorial, është bazamenti më i rëndësishëm, që ka të bëjë me pa prekshmërinë e kufijve si një kusht themelor për paqen në mes dy vendeve si dy shtete të barabarta.

Duhet ta analizojmë takimin e fundit në Bruksel, me 27 shkurt të këtij viti, në mes Vuçiqit dhe kryeministrit Kurti, në Bruksel, kur pala serbe sikur vihet para një sprove të rëndë, duke i bërë « bisht » propozimit të planit franko-gjerman, e cila kundrejt palës kosovare në krye me Kurtin, pala serbe në krye me Vuçiqin, nuk ishte e gatshme ta nënshkruaj një projekt të tillë”, deklaroi ai.

Preqi tha se ndonëse Kurti pranoi nënshkrimin e këtij plani, ishte neni 4 që e ‘ndaloi’ Vuçiqin ta nënshkruajë atë, pasi që ajo ia ndalon Serbisë ta pengojë Kosovën në sferën ndërkombëtare.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Edhe kryeministri Kurti, e konfirmoi pranimin e planit franko-gjerman, me arsytimin se ky plan do t’i normalizonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në mes dy vendeve në të ardhmen, ndërsa Vuçiqi, nuk ishte i gatshëm ta nënshkruaj këtë plan, duke u arsytuar se edhe Kurti, nuk ishte i gatshëm ta pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Tani pala serbe, në krye me Vuçiqin, është ndalur te pika 4, e këtij plani, që parasheh asnjëra palë nuk mund ta pengojë tjetrën në sferën ndërkombëtare, ose të veprojë në emër të saj, që i bie, Serbia, nuk mund ta kundërshtojë Kosovën, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, theksoi opinionisti.

Në vazhdim, ai vlerësoi lartë paraqitjen dhe përkushtimin e Kurtit në takimin e Brukselit.

“Në këtë rast Kosova dhe kryeministri Kurti, me një gjeturi të zhdërvjelltë dhe me një përkushtim të sinqertë, duke u përqëndruar brenda pikave dhe kornizave të këtij plani dhe në pajtim me popullin dhe Kuvendin e Kosovës, të bëjë një miratim të nënshkrimit të këtij plani, por kurrsesi duke toleruar ndryshimin e planit në fjalë, apo sipas përshtatjeve të palës serbe, e cila po tenton një ndërhyrje në ndryshimin e këtij plani, që të drejtat e Kosovës, të anashkalohen”, nënvizoi Preqi.

Më tej, opinionisti e mirëpriti pranimin e këtij propozimi nga ana e Kosovës, duke thënë se nuk kishte arsye pse të mos e pranonte atë, pasi mbështetje nga SHBA, Franca dhe Gjermania.

“Është e vërtetë se, pala e Kosovës, nuk ka njohuri të mjaftueshme teorike dhe as praktike për ta zbërthyer planin në fjalë, por për derisa e ka mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë, të cilat ishin zbatues të këtij plani në vitin 1972, dhe e ka mbështetjen e shumë vendeve të BE-së, në bashkëveprim edhe me SHBA-të, atëherë Kosova, nuk ka arsye që ta anashkalojë një plan të tillë.

Edhe pse në planin franko-gjerman, nuk parashihet njohja reciproke në mes dy vendeve në këtë rast Kosovë-Serbi, por mjafton njohja e 5 vendeve evropiane, të cilat nuk e kanë njohur deri më tani dhe ndër të tjera, është me rëndësi anëtarësimi i palëve në organizatat e kombeve të bashkuara, duke e mos penguar njëra-tjetren në integrimet evroatlantike”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, Preqi kërkoi nga kryeministri Kurti që të mos pranojë asnjë ndryshim të këtij propozimi, të mos lejojë Serbinë të ndërhyjë në nenet e tij.

“Kosova, nuk duhet ta pranojë ndryshimin e atyre neneve, të cilat e përcaktojnë dhe e mbrojnë shtetin dhe integritetin territorial të saj, si dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare, dhe me kujdes të veçantë edhe ndaj nenit 4, të cilin Serbia, dëshiron në ndërhyrjen e këtij neni, sepse Kosova, do të ndjehet e cunguar dhe do të kufizohet brenda vetëvetes, që nuk mund të faktorizohet si subjektivitet ndërkombëtar.

Serbia, vetëm po merr kohë dhe nuk e dëshiron një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, dhe propozimi i planit franko-gjerman ia ka shkurtuar rrugët dhelprake të saj, e cila ose duhet t’i ndjek këto parime evropiane dhe amerikane, ose rrugët tjera pro-ruse do ia shkurtojnë bishtin, të cilin e ka zgjatë shumë…”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat