Lajme të mira nga Greqia, njohja e pavarësisë së Kosovës afër - paralajmërohet fitore e madhe para takimit Kurti-Vuçiq!

Politika

Lajme të mira nga Greqia, njohja e pavarësisë së Kosovës afër - paralajmërohet fitore e madhe para takimit Kurti-Vuçiq!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 6 mars 2023 Në ora: 16:57
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë.  

Kjo vizitë erdhi vetëm pak ditë pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, ku u arrit marrëveshja për planin franko-gjerman, ndonëse e njëjta nuk u nënshkrua. 

Gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, Bislimi, realizoi një intervistë me një gazetë greke. 

Ai foli për përforcimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi dhe njohjen e pavarësisë nga shteti grek. 

Zëvendës-kryeministri përcolli mesazhin se Greqia duhet të vazhdojë në hapin vendimtar të njohjes së Kosovës duke përfituar nga momenti i krijuar nga marrëveshja e së hënës së kaluar në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.  

Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor.” u shpreh ai. 

Këto deklarata të Bislimit nga Greqia po konsiderohen si sinjale të pozitive për njohje të pavarësisë së Kosovës, njëherësh pasi edhe në propozimin evropian  flitet për njohjen e pesëshes evropiane. 

Batusha: Njohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së do t’i hap dhe lehtësojë Kosovës rrugën drejtë integrimeve euro-atlantike, 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha në një prononcim për “Bota sot” u shpreh optimist se shumë shpejt mund të vijnë njohje nga shtetet të cilat deri tani kanë refuzuar ta njohin Kosovën. 

Image
Agon Batusha

Disponimi i shteteve mos-njohëse për njohjen e Republikës së Kosovës ka ndryshuar dhe po vazhdon drejt përafrimit të momentit të njohjes. Puna e Qeverisë, kontaktet dhe vizitat e ndërsjella të vazhdueshme, mbi gjitha raportet vlerësuese pozitive si të Komisionit Evropian dhe të shumë mekanizmave të tjerë kanë ndihmuar në krijimin e një atmosfere pozitive dhe mirëbesimi”, deklaroi ai. 

Sipas Batushës, me njohjen e pesësh evropian do i lehtësohej Kosovës rruga për integrimet evropiane dhe do thyheshin mitet e mëparshme. 

Njohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk na kanë njohur, natyrshëm do t’i hap dhe lehtësojë Kosovës rrugën drejtë integrimeve euro-atlantike, do të thyheshin mitet e “pesëshes mos njohëse” do të motivonte një valë të re njohjesh dhe pashmangshmërisht thellim të raporteve bilaterale diplomatike dhe ekonomike”, theksoi deputeti Agon Batusha për “Bota sot”. 

Mehazi: Pa nënshkrime pajtuese të Vuçiqit e Kurtin për planin franko-gjerman nuk mendoj se Greqia do ta njohë Kosovën 

Image
Sulejman Mehazi

Kurse, profesori Sulejman Mehazi e krahasoi njohjen nga Greqia me liberalizim të vizave. 

Ai në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se deklarata e Bislimit më shumë e ka kuptimin e miqësisë formale diplomatike. 

Njohja e Kosovës nga ana e Greqisë mund të krahasohet njësoj me liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës nga ana e Greqisë dhe BE-së, themi kështu për shkak se me muaj e vite jemi duke pritur e duke na u rritur veshët se kur do bëhet liberalizimi i vizave dhe kur Greqia do ta njoh Kosovën. Kështu që deklarata apo mesazhi i Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, "se Greqia duhet të merr hapin e njohjes së Kosovës" për shkak pajtimit të planit franko-gjerman nga palët kosovare e serbe në Bruksel, më shumë e ka kuptimin e miqësisë formale diplomatike sesa të njohjes zyrtare të Kosovës nga Greqia”, deklaroi profesori. 

Më tej, Mehazi e cilësoi mesazhin e zëvendëskryeministrit si opitimist dhe si një sinjal se në një të ardhmen e afërt Greqia mund ta njohë Kosovën. 

Mesazhi i Bislimin më shumë është formale, optimist e shpresëdhënës sesa zyrtar, edhe pse kemi sinjale marrëdhëniesh diplomatike se në të ardhmen e afër Greqia mund ta njoh Kosovën, por kjo njohje do bëhet pas pajtimit të nënshkrimeve të Serbisë e Kosovës për planin evropian franko-gjerman. Pa nënshkrime pajtuese të Vuçiqit e Kurtin për planin franko-gjerman nuk mendoj se Greqia do ta njohë Kosovën. Realisht vizitat e dyanshme Athinë - Prishtinë e Prishtinë-Tiranë të Vjosa Osmanit, Albin Kurtit, Bislimit me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias dhe deputetëve të parlamentit të Greqisë, Dora Bakoyannis dhe George Papandreou vërehen si marrëdhënie të mira miqësore diplomatike, por pa njohje zyrtare bilaterale të kota janë këto miqësi”, theksoi ai. 

Ndër të tjera, profesori potencoi se në rast se shteti grek na njeh si shtet para takimit Kurt-Vuçiq, atëherë kjo do ishte një fitore e madhe për Kosovën. 

Po të ndodhte që Greqia ta njihte Kosovën para se të nënshkruhej plani franko-gjerman, më 18 mars në Ohër, nga presidenti i Serbisë Vuçiqi dhe kryeministri i Kosovës Kurti, kjo do ishte një fitore e madhe diplomatike dhe politike e Kosovës ndaj Serbisë, realisht pas  nënshkrimit të planit franko- gjerman nga, Vuçiqi e Kurti, mendojmë se Greqia e para do ta njoh Kosovën nga katër shtetet tjera evropiane të cilët detyrimisht do ta njohin Kosovën më vonë”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat