Sanksionet që e presin Kosovën dhe Serbinë nëse refuzohet propozimi franko-gjerman – ja kush e garanton zbatimin e planit

Politika

Sanksionet që e presin Kosovën dhe Serbinë nëse refuzohet propozimi franko-gjerman – ja kush e garanton zbatimin e planit

Nga: P.R Më: 6 mars 2023 Në ora: 21:14
Harta e Ballkanit Perëndimor

Javë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan në Bruksel, ku temë diskutimi ishte pranimi i planit franko-gjerman.

E nga bashkësia ndërkombëtare është cilado, Kosova apo Serbia refuzojnë planin franko-gjerman, atëherë do të sanksionohen.

Lidhur me këtë, analisti politik Nexhat Haziri thotë se ani pse nuk parasheh njohje, ky plan detyron Serbinë që të zhvillojë marrëdhëniet me shtetin e Kosovës.

“Plani franko-gjerman i cili nuk parasheh njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por është një plan që nëpërmjet tij Kosova dhe Serbia njohin subjektivitetin e pavarur të njëra-tjetrës dhe detyrohen që edhe pa njohje de jure, t’i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre normale si dy shtete pa e njohur njëra tjetrën dhe pa e penguar njëra tjetrën integrimet evropiane dhe atlantike si dhe anëtarësimin në OKB- të Kosovës. Së paku kështu thuhet në këtë plan se sa do të respektohet nga palët kjo mbetët të shihet”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, plani franko-gjerman nuk është marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Nexhat Haziri

“Dhe pranimi nga kryeministri i këtij plani, është më e mira për momentin edhe pse ky plan nuk është marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë, por një njëfarë mënyrë ka me betonuar në relacion të marrëdhënieve specifike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në një periudhë më të favorshme për marrëveshjen finale në mes dy fqinjëve dhe kam përshtypjen se periudhë do të jetë pas mbarimit të luftës në Ukrainë”, nënvizon Haziri.

Por cilat mund të jenë sanksionet nëse refuzohet ky plan?

“Mos pranimi i këtij plani, apo të kësaj marrëveshje paqeje të kontrolluar, nga cilado palë, natyrisht se siç kanë deklaruar edhe vet ndërmjetësit nga Brukseli, do të ketë ndëshkime me sanksione, siç do ishin për Kosovën, mos vazhdimi i procesit për anëtarësim në KE, dhe në organizatat të tjera, humbjen e ndihmave financiare, një izolim i vendit edhe në liberalizim të vizave dhe të marrëdhënieve të Kosovës me partnerët ndërkombëtar dhe të tjera, dhe po ashtu edhe Serbia do të sanksionohet me ndaljen e investimeve, ndërprerja e procesin të anëtarësimit të saj në BE, e të tjera”, deklaron Haziri.

Për fund, Haziri thekson se zbatimi i këtij plani varet serioziteti i Brukselit dhe Uashingtonit.

“Andaj unë mendoj se Kosova edhe Serbia do ta shfrytëzojnë këtë momentum të krijuar për t'i normalizuar marrëdhëniet e tyre dhe të ecin drejtë zhvillimeve ekonomike, integrimeve evropiane. Por në fund them se suksesi i planit franko-gjerman do të varët shumë nga serioziteti i Brukselit dhe Uashingtonit për të mos lejuar që ky plan të sfidohet nga palët duke mos respektuar të gjitha pikat që parasheh ky plan”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat