Driton Tali tregon se a duhet të ratifikohet në Kuvend plani franko-gjerman?

Politika

Driton Tali tregon se a duhet të ratifikohet në Kuvend plani franko-gjerman?

Nga: A.SH Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:57
Scholz, Albin Kurti, Vuçiqi dhe Macron, Lajçak, Borrell

Kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti është pajtuar me planin evropian për Kosovën, por këtë plan e ka kundërshtuar Serbia, e cila nuk pahtohet në disa pika të atij plani.

Kurse planin evropian po e kundërshton opozita, duke thënë në atë plan është një pikë e cila na e krijon Asocaiconin me baza ekzektuive në komunar me shumicë serbe.

Por, a duhet që udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjes se planit franko-gjerman të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës?

Analisti Driton Tali në një pronocnim prë “Bota sot” ka thënë se ky plan është i padiskutueshëm, duke shtuar se është në stilin “merre ose lëre”.

“Përgjegjja e thjeshtë në pyetjen (A do te duhej qe udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjes se planit franko-gjerman të ratifikohet ne Kuvendin e Kosoves?) është jo, ngase Plani franko - gjerman (apo tashti siç po quhet "Plani i UE-së) është i padiskutueshëm. Pra është në stilin "merre ose leje".

Image
Dritan Tali

Prandaj, të qenurit si i tillë, edhe udhërëfyesi (si derivativ i saj), e kursen Kuvendin nga ratifikimi.

Bile, shikuar ngurt këtë çështje, nuk ka pse edhe të diskutohet në Kuvend, për faktin se Kuvendi realisht është i pamundshëm sepse autorët e Planit do ta hartojnë vet (apo veç e kanë hartuar) edhe udhërëfyesin”, thotë ai.

Por, sipas tij Kuvendi duhet involvohet në këtë çështje, që të ketë diskutime për të, meqenëse se ka të bëjë me ardhmërinë tonë.

“Megjithatë, jashta kësaj, Kuvendi duhet të involvohet ngjeshur natyrisht për arsye se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme për ardhmërinë tonë. Që do me thënë se duhet të mbahen seanca enkas për të diskutuar, por ato diskutime do të jenë në form opinionesh e këshillëdhënie.

Thënë ndryshe, sipas mendimit tim, duhet të diskutohet në Kuvend edhe duke e patur parasysh se opozita do ta përdorë për garë të brendshme politike, që është e vetëkuptueshme sepse jemi përcaktuar për demokraci dhe pluralizëm.

Ndryshe nuk bëne, e kemi provu - nuk na ka dal mirë!”, pëmbyll Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat