“Nuk i dhuroi armë Ukrainës dhe Rusisë”/ Eksperti i sigurisë flet për deklaratën e Vuçiqit – ja si qëndron e vërteta!

Politika

“Nuk i dhuroi armë Ukrainës dhe Rusisë”/ Eksperti i sigurisë flet për deklaratën e Vuçiqit – ja si qëndron e vërteta!

Nga: M.Haziri Më: 8 mars 2023 Në ora: 13:29
Hajrullah Tërnava

Ditë më parë një nga deklaratat që mori vëmendjen e opinonit publik, ishte ajo e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq, ka deklaruar se asnjë armë, pajisje apo municion serb nuk i është shitur Rusisë apo Ukrainës dhe se ata që pretendojnë të kundërtën janë “gënjeshtarë, sinjalizues dhe duhet të kenë turp, sepse po i sjellin dëme Serbisë”.

Për Serbinë, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, ekzistojnë të ashtuquajturit përdorues të lejuar dhe Serbia mund të eksportojë vetëm në vende të tilla. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, jemi të pastër si loti”, tha Vuçiq.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që deklarata e Vuçiq nuk mund të jetë e vërtetë pasi e gjith bota është duke ia tërhequr vëmendjen Serbisë që po i qëndron pranë Rusisë.

Politikat si lufta speciale të cilat zhvillohen në kohëra konfliktuoze sikur që është tani lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, e kanë qëllimin që të arrihen ato qëllime për të cilat zhvillohen ato politika special. Të cilat politika gjithkush nuk i kupton, dhe nëse dekonspirohen ato politika tani aj shtet mund të ketë konsuenca të cilat munden t’i kushtojnë atij shteti shumë. Prandaj marr në tërësi këtë që u tha, është e kuptueshme sikur që thotë më 5 mars presidenti serb, Aleksander Vuçiq se asnjë armë, paisje apo municion serb nuk i është shitur Rusisë apo Ukrainës. Sikur të ishte kështu sikur e thotë presidenti serb Vuçiq, e kur dihet se e tërë bota demokratike në krye me Amerikën janë duke ia tërhjekur vrejtjen Serbisë, e cila si e vetmja në Evropë po i qëndron pranë Rusisë”, thotë ai.

Eksperti i sigurisë më tej thekson që sjellja aktuale e Serbisë po e dëmton botën demokratike.

“Prandaj kjo sjellje e Serbisë në këto situata po e dëmtojnë botën demokratike, edhe që BE me planin franko-gjerman që ia imponon dy shteteve Serbi-Kosovë që ta pranojnë ose ta lëjnë, gjë që kjo e ka qëllimin e pajtimit mes këtyre dy shteteve tani. Por nëse njëra palë nuk e pranon këtë ofertë, në të ardhmen do të ketë reputacione negative për të, kurse me pajtimin me Kosovën, në këto dy shtete do të investohet shumë dhe populli do t’ia sheh hajrin me rritjen e standardeve jetike në këto dy shtete”, potencoi eksperti.

Në fund, ai shton që politikat serbe që janë nën udhëheqje tash e një kohë janë duke punuar për plane kundër Kosovës, ani pse sipas ekspertit njohja reciproke do t’i ndihmonte.

Politikat serbe që udhëheqen tani e qysh nga moti, e kanë qëllimin të largojnë vëmendjen nga Serbia për planet që janë duke i përgatitur ndaj Kosovës, dhe pajtimi me Kosovën dhe radhitja në krah me shtetet demokratike, Serbia do të kishte përfitime të mëdha, edhe që partite nacionaliste po e kërcënojnë Vuçiqin për njohjen e pavarësisë të Kosovës”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat