“Opozita është e tmerruar”, ish-zëvendësministri i MPB-së: Albin Kurti po shqetëson politikanët e korruptuar!

Politika

“Opozita është e tmerruar”, ish-zëvendësministri i MPB-së: Albin Kurti po shqetëson politikanët e korruptuar!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 9 mars 2023 Në ora: 22:58
Albin Kurti

Qeverisaj e Lëvizjes Vetëvendosje me kryeministrin Albin Kurti, është duke e ralizuar mandatin e tyre të cilin e kanë vituar duke u zotuar për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kështu thotë ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i cili thotë se, Qeveria po lufton ata të cilët i kanë bë gjëra të këqija shtetit të Kosovës që nga pas lufta.

Tërnava pohon se opozita e cila ishte për dy dekada në Qeveri, tashmë është e “frikësuar nga angazhimi serioz i Qeverisë për luftimin e krimit, korrupsionit dhe spastrimin e plotë të Kosovës nga mbeturinat kriminale”.

“Opozita e frikësuar me këto veprime të Kurtit, tani janë bashkuar të gjithë së bashku, dhe në mënyrë të pamëshirshme po mundohen me i gjetë gabime, prandaj edhe janë gjithnjë në ofensivë për të kundërshtuar gjithçka që ndërmerr dhe vepron kjo qeveri”, thotë Tërnava.

Sipas tij, elektorati është duke e përcjellur këtë situatë që po ndodhë tani.

“Sulmet e opozitës ndaj kësaj qeverie janë të nxituara, të pa matura dhe të motivuara për përfitim të shpejtë elektoral nga situata aktuale”, shton ai.

“Reagimet tashme të opozitës e cila është duke e kundërshtuar mazhorancën në pushet, në të gjitha thirrjet për t’u bashkuar dhe koordinuar në ballafaqim me situatën dhe përballjen me dialogun i cili ka ardhur në fazën kritike, politike e diplomatike, madje duke u kushtëzuar me vendimet dhe marrëveshjet të cilat opozitarët e tashëm sa ishin në pushtet, në mandatin e kaluar, vetë i kanë nënshkruar por i kanë zvarritur ato dhe nuk i kanë zbatuar, po e rrezikojnë seriozisht interesin e shtetit, sepse qëllimi i opozitës është marrja me çdo kusht e pushtetit”, thotë ai.

Sipas Tërnavës, me këto veprime të deritashme po vihen në pikëpyetje dhe rrezik serioz interesat politike e strategjike të shtetit.

“Vetë mënyra e angazhimit të opozitës për çdo imtësi që po mundohet ta devalvon qeverisjen e Kurtit, ato të bëra do t’i kthehen me një bumerang opozitës nëse shkohet parakohshëm në zgjedhje, sepse elektorati është ai i cili vendos për votën se kujt do ia jep, dhe elektorati është i irrituar në sjelljet e opozitës, prandaj me këtë mënyrë të angazhimit të saj, opozita po shkakton edhe më shume irritime, sepse ende për asnjë rast nuk ka dëshmi se kjo qeveri është duke e keqpërdor pushtetin si qëllim të pasurimit të tyre, sikur që bënin qeveritë e mëparshme”, thekson ai.

Tërnava pohon se, opozita është duke ishte pasuruar brenda natës.

“Opozita nga skamnorët e skajshëm që ishin, tani janë multi-milionerë, prandaj ligji i Vettingut si dhe ligji i konfiskimit të pasurive të pajustifikuara, po shqetësojnë dhe tmerrojnë këta politikanë të korruptuar që shumë shpejtë do t’i kenë dosjet e mbushura për t’u hetuar. Kjo është arsyeja pse opozita po bënë çmos që ta rrëzoj këtë qeveri”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat