Lajçak në disponim, çfarë do të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë me 18 mars?

Politika

Lajçak në disponim, çfarë do të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë me 18 mars?

Nga: P.Rudi Më: 10 mars 2023 Në ora: 18:28
Miroslav Lajçak

Pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pritjet i janë përmbushur, dhe se është optimist se plani i zbatimit dhe propozimi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, mund të finalizohen si një dokument më 18 mars, në takimin që parashihet të mbahet mes palëve në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Takimi jonë i fundit në Bruksel ishte i suksesshëm. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se s’ka nevojë të diskutohet më për përmbajtjen. Teksti tashmë është publik dhe të gjithë e dinë se çka përmban. Por që të bëhet dokument ligjërisht i obligueshëm duhet të pajtohemi se si të implementohet. Duhet të dimë cilat janë hapat, sekuencat e tij dhe afatet kohore. Përndryshe do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale. Qëllimi kryesor i vizitës në Prishtinë është të diskutoj implementimin e dokumentit me kryeministrin Kurti. Mund ta them se patëm diskutim konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të dobishëm”, është shprehur Miroslav Lajçak.

E analisti politik, Faton Mehmeti shprehet pesimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars.

Image
Faton Mehmeti

“Tanimë Kosova e ka thënë fjalën e saj të pranimit të planit evropian, rikonfirmimi i pranimit të saj ka bërë që z.Lajçak të jetë në disponim dhe optimizëm. Nga kjo edhe rrjedh optimizmi i tij për arritjen e marrëveshjes me 18 mars, ndonëse është Serbia ajo që heziton. Nuk pres të ketë arritje përfundimtare as me 18 mars, mund të jetë përafrim, por jo marrëveshje pasi Serbia kërkon negocim të nenit 4 për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtar”, shprehet Mehmeti.

Sipas tij, Serbia do të sanksionohet në rast se refuzon nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën.

Lajçaku duket se ka konfirmuar mbështetje për Kosovën, derisa Serbia do të ketë sanksione në rast se refuzon marrëveshjen në fjalë”, shprehet Mehmeti.

Kosova është rreshtuar në anën e perëndimit dhe SHBA, Serbia ka ra në kurthin e saj me pretendimet se Kosova refuzon marrëveshje. Tani që Kosova ka pranuar është Serbia ajo që po dështon dhe pëson”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat