“Thaçi me disa nga kriminelët e rrethit të tij”, Halil Geci ‘shpërthen’ me akuza ndaj Hashimit dhe Ganiut

Politika

“Thaçi me disa nga kriminelët e rrethit të tij”, Halil Geci ‘shpërthen’ me akuza ndaj Hashimit dhe Ganiut

Nga: N. Shaqiri Më: 11 mars 2023 Në ora: 16:18
Gani Thaçi dhe Hashim Thaçi

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se liderët dhe partitë politike që e dëmtuan atdheun e Kosovës, herët apo vonë do të përgjigjen për dëmet e tyre.

Geci thotë se Hashim Thaç me PDK-në së bashku me Isa Mustafën dhe LDK-në do mbahen në mend për ndërtimin e Gjykatës Speciale!

“Thaçi me PDK-në së bashku me Isën dhe LDK-në do mbahen në mend për plaçkën dhe hajnitë gjatë luftës dhe pas luftës! Thaçi me PDK-në së bashku me Isën dhe LDK-në do të mbahet në kujtesën e këtij populli për nënshkrimin e zajednicës në 2013 dhe 2015 dhe ratifikimin e saj në parlament me mbi 80 vota pro!”, thotë ai.

Ai thotë se edhe u dhanë ekstra territore kishave e që përfundimisht ua bëri me tapi Serbisë.

Thaçi me disa nga kriminelët e rrethit të tij, do mbahen në mend për tradhtitë që ua kanë bërë shokëve të tyre të cilët dyshohet se edhe i ka vrarë, për mos bindjet e tyre të një vije me Thaçin, si Hallaqin dhe Drinin për të cilët do të përgjigjet në Hagë për vrasjet e tyre, dhe shumë proamerikanëve tjerë. Thaçi dhe PDK së bashku me LDK-në dhe Isa Mutafën do të mbahen në mend për tradhtitë  ndaj atdheut duke i sjellur marrëveshje të këqija Kosovës! Thaçi do të mbahen në mend për vrasjet, e proamerikanëve, rrahjet, dhe  maltretimet që ua bënte kundërshtarëve politik e veçmas atdhetarëve të LDK-së”, thotë ai.

Ai shton se, Thaçi do mbahet në mend për lobimin që bëri me paratë e taksapagusëve për ndarjen e Kosovës.

“Thaçi do të mbahet në mend për shkuarjen në Amerikë te Bolltoni së bashku me Vuçiqin nga i cili kërkuan nga ai të ju ndihmoi për  ndarjen e Kosovës, këtë e thotë Bollton publikisht, liderët e Ballkanit Thaqçi dhe Vuçiq erdhën te unë dhe e kërkuan ndarjen unë thotë Bollton nuk kam dorë në këtë punë. Thaçi do mbahet në mend si agjent besnik i DGSE francez përkasishit nënpunësit i Denjear Arnaudit dhëndrit serb! Gani Thaçi vëllai i Hashim Polarit të Brojës do të mbahet në mend si spiun i UDB-së serbe, i lidhur me Stanishiqin kështu i cilëson ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari”, pohon ai.

Sipas tij, tradhtinë që ia bënë atdheut e konfirmon edhe Catherine Ashton, ish shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të BE-së që i udhëhoqi negociatat me 2013.

“Qeveria e atëhershme e Kosovës vet e propozoi këtë bashkësi. Kjo kishte për qëllim të shërbente si kompensim për Serbinë për ndërmarrjen që do ta bënte Serbia drejt shpërbërjes së strukturave paralele të pushtetit, posaqërisht në veri të Kosovës dhe për t’i lejuar Kosovës që ta ushtrojë juridiksionin e vet sovran në të gjithë territorin pa pengesa apo nderhyrje. Është e tepërt të thuhet se kjo nuk u realizua. Krejt në fund çdo e keqe që i ka ndodhur Kosovës, i ka ndodhur me miratimin dhe voten e LDK-së….!”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat